E martë, 15 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mallakastër/ Kultivoi 80 bimë kanabisi në tokë shtetërore, arrestohet 41-vjeçari

Ilustrim · Vizion Plus

Mallakastër – Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga Policia e Mallakastrës. Operacioni, i koduar “Burimi”, ka çuar në arrestimin e një 41-vjeçari, i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike në një sipërfaqe toke shtetërore.

Në pranga ka rënë shtetasi K. L., 41 vjeç, banues në fshatin Cfir.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër konstatuan se 41-vjeçari kishte kultivuar 80 bimë narkotike Cannabis Sativa në një sipërfaqe toke shtetërore, pranë tokës që ai kishte në pronësi në këtë fshat.

Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësua nëpërmjet djegies, ndërsa një sasi e vogël u sekuestrua dhe u administrua si provë materiale.

Policia bën me dije se kontrollet dhe puna operative për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të hapura dhe të mbyllura, do të vijojnë.

Materialet procedurale në ngarkim të 41-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.