"Protesta është e drejtë e qytetarëve"/ Ambasadori kroat nga Pogradeci: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin
Ambasadori kroat në vendin tonë, Zlatko Kramariç në një de...
Ambasadori kroat në vendin tonë, Zlatko Kramariç në një de...

Sot Gjykata e Lartë vendosi. Erion Veliaj do të qëndrojë në burg.
Shpresa e fundit e kryebashkiakut të Tiranës duket se “vdiq”. “Vdiq” së bashku me propagandën, se ai sot do të lirohej nga Gjykata e Lartë. “Vdiq” së bashku me propagandën, se Gjykata Kushtetuese i kishte thënë Gjykatës së Lartë "lirojeni Erionin".
Në fakt, Gjykata Kushtetuese kishte thënë "arsyetoni pse një njeri që është në detyrë, kryetar bashkie, duhet të qëndrojë në burg." Dhe argumentet i dinë të gjithë.
Erion Veliaj nuk mund të kthehet më në zyrën e tij, sepse aty ka bërë krime.
Ka të paktën nëntë akuza për korrupsion nga ajo zyrë ku ka drejtuar. Dikush nga këta palojuristë thoshte se "ai është i zgjedhur, duhet të kthehet te zgjedhësit". Por kur e zgjodhën qytetarët e Tiranës, nuk e çuan në atë karrige që të përsëriste 9 herë veprën penale të korrupsionit apo dhe 4 akuza të tjera! E nuk dihet ç'do t'i dalë pas nga ato hetime, që SPAK-u vazhdon në një dosje në fraksion.
Për më tepër, Gjykata e Lartë nuk mund ta lironte Erion Veliajn, i cili prej 14 muajsh refuzon të gjykohet.
Për këdo që thotë se ende po hetohet, se s'janë mbledhur provat, kjo është një gënjeshtër. Erion Veliajt më 24 korrik 2025 i është çuar dosja në gjykatë. Janë 60.000 faqe me 13 akuza të rënda penale, nëntë nga të cilat për korrupsion. Të gjitha faktet dhe provat janë atje. Dhe nga ajo datë Erion Veliaj nuk pranon të gjykohet. Ndërron avokat pas avokati, dhe kapet pas procedurave, propagandave, me idenë se do të dilte.
Si mund të të nxjerrë Gjykata e Lartë, kur ti prej 14 muajsh refuzon të shkosh, të gjykohesh në GJKKO në themel? Kur po të ishe duke bashkëpunuar me drejtësinë, të shkoje në seanca, gjyqet mund të kishin mbaruar, mund të kishte dalë dhe i pafajshëm. 14 muaj janë të mjaftueshëm për të mbaruar disa gjyqe, jo një, në një shkallë.
Shkojmë më tej!
Pra, nuk po merremi me diskutimet e tjera apo me tezat e tjera. Tirana sot është peng, është peng i një kryetari bashkie që është i lidhur pas karriges. Mjafton të kujtojmë kolltukofagët e Imzot Nolit për të kuptuar se kush është Erion Veliaj. Është shkruar një shekull më parë. Veliaj është i lidhur pas karriges, që të fitojë lirinë pas akuzave të rënda të SPAK-ut.
Çfarë nuk ka bërë në më shumë se një vit e gjysmë pas arrestimit?! Emëron një Alban Dokush, hiq një “Alban Dokush”. Emëron një Anduelë, ikën një tjetër dhe vjen një tjetër, së fundi merr dhe kompetencat. Këtu ka treguar një tjetër anë të fytyrës së tij, atë të pengmarrjes së institucionit të Bashkisë së Tiranës, duke u sjellë si pronari i saj.
Erion Veliaj nuk është pronari i Bashkisë së Tiranës. Në qoftë se do të kishte qenë një kryetar bashkie me standarde si në Europë, Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Dhe siç thonë mbrojtësit e tij ligjorë, "nuk e tha dot se e arrestuan”. Është e pavërtetë! Veliaj ka qenë në dijeni të akuzave nga SPAK-u muaj më përpara. Për më tepër, në nëntor-dhjetor, dy-tre muaj para se ta arrestonte, doli para mediave, në lidhje direkte, sulmoi gazetarët. Kërkoi të lexonte raportimet e medias.
Veliaj e dinte që ishte në hetim, në akuzë penale, dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Por ai vazhdoi punën e tij. Njerëzit e tij të afërt si Klotilda Bushka, e cila shkoi të prishë provat. Veliaj u arrestua dhe sërish nuk e dha dorëheqjen, sepse mendon që duke qenë i lidhur pas karriges së kryetarit të bashkisë, mundet të dalë i lirë. Dhe për më tepër, krijuan skema dhe skenarë me avokatë të huaj britanikë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët, në fakt, nuk lejohen sipas ligjit në Shqipëri pasi duhet të jenë nga një vend i BE-së. Shkuan me lobime deri në ShBA, ku gënjyen e mashtruan senatorë e kongresmenë se prokurori Ols Dado kishte kërkuar leje ndërtimi për një shtesë apo se ishte aktivisti i PD-së. E shumë nga këto që tashmë janë të shumëthëna!
Ky është diskutimi që duhet të kenë sot studiot televizive, mediat, analistët, edhe njerëzit e tij, edhe propaganda e tij.
Erion Veliaj nuk mund të vazhdojë të mbajë peng Tiranën dhe ta tërheqë zvarrë atë për procedurat e tij ligjore. Do të shkojë në Strasburg, të shkojë ku të dojë, dhe në hënë le të shkojë, të kërkojë drejtësi dhe ka të gjitha të drejtat e Zotit! Por nuk ka të drejtë të marrë peng kryeqytetin!
Nuk ka të drejtë ta mbajë të lidhur vetë karrigen e kryetarit të bashkisë, pas hallit të tij personal. Halli i tij dhe veprat e tij penale duhet të gjykohen, kurse qytetarët kanë nevojë për shërbime, dhe ai është kapur në faj. Derisa të mbarojë procesi gjyqësor, Tirana ka nevojë t'i shërbehet. Dhe nuk ka pse t'i shërbejë një kryetar bashkie nga burgu, që nuk bën asgjë. Por duhet të japë dorëheqjen dhe duke u larguar si kryetar bashkie, së pari do të çlirojë kryeqytetin, e së dyti, do të çlirojë dhe veten e tij nga qelia. Sepse në gjykatë do të bjerë çdo argument mbrojtës i SPAK-ut.
Ndaj Erion Veliaj sot, kthehet prapë në ditën “një", atëherë kur iu njoftuan akuzat zyrtarisht ditën që duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Në rast se do të ishte një politikan dhe një qytetar europian, dhe të shkonte të përballej me drejtësinë, dhe Tiranën të mos e merrte zvarrë me hallin e tij.
Tani Gjykata e Lartë e dha vendimin, të gjithë mbështetësit e tij shpresonin që të lirohej e të kthehej në zyrë. Vendimi i gjykatës nuk diskutohet më tej. Procedurat do të shkojnë në Kushtetuese, Strasburg, këto janë hallet dhe hapat që do të ndjekë Erioni, por Tirana duhet të çlirohet.
Në qoftë se i ka ngelur një fije fytyre përballë qytetarëve të Tiranës, që e kanë votuar me të drejtë apo jo, Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen dhe duhet ta çlirojë Tiranën nga makthet e tij!
Problemet dhe hallet e veta të shkojë t'i zgjidhë në gjykata me drejtësinë. Ndërsa qytetarët e Tiranës kanë halle të tjera, të cilat nuk janë të lidhura fare me Erion Veliajn, dhe këtë sot e tha edhe Gjykata e Lartë. Ndaj dhe koha është që kryeqyteti të çlirohet nga Zdromsi./CNA
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë fjalës së tij te K...
Në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikë...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë s...
Protestues të shumtë që ishin të pranishëm këtë të martë p...
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi masën e ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, në një deklara...
Kreu i Partisë Demokratik në Krujë, Aulon Kalaja, ka folur...
Gjykata e Lartë po shqyrton këtë të martë rigjykimin e mas...
Emërohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Q...
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 7 të pandehur t...
Një grup qytetarësh kanë protestuar mbrëmjen e djeshme par...
Ditën e sotme në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet gjyqi k...
Projekti me Bankën Botërore për rritjen e konkurrueshmëris...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar incidentin në protestën ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të një...
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se një i pandehur nuk m...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në ...
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për audiopërgjimin dhe aku...
Një tjetër pjesë e audio-përgjimit të publikuar nga ish-zë...
Protestuesit po marshojnë në rrugën Mine Peza te komisiari...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një bandë shqiptare droge është shkatërruar nga Policia Fe...
Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës pas finalizimit të...
Arrestohet një 41-vjeçar që kishte kultivuar bimë kanabisi...
Kapet në Belgjikë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në ...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj pavarësisë...
Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë planin e presid...
Pas 234 ditëve të gjykimit, më 16 shtator përmbyllet proce...
Dy anije peshkimi u goditën nga dronë në Gjirin Persik të ...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...
Një e katërta e të punësuarve që derdhin kontribute rezult...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...