“Pasqyrë Albania"/ Koçiu: Administratë më efikase dhe më pranë qytetarëve

15 Shtator 2026, 13:45Politika TEMA
“Pasqyrë Albania"/ Koçiu: Administratë më

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka deklaruar se “Pasqyrë Albania” është një nismë e re që synon të ndryshojë mënyrën e funksionimit të administratës dhe marrëdhënien e saj me qytetarët.

“Pasqyrë Albania” nuk është thjesht një përditësim digjital, por është një mënyrë e re pune për të gjithë administratën, me qytetarin në qendër, për të garantuar shërbime më të mira, pa vonesa dhe me zero burokraci”, u shpreh Koçiu.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, zv/kryeministrja tha se përmes kësaj platforme çdo kërkesë e qytetarëve do të ketë një përgjegjës të përcaktuar, ndërsa institucionet do të kenë detyrimin për ta ndjekur çështjen deri në zgjidhjen e saj.

“Përmes kësaj platforme, çdo kërkesë e qytetarëve do të ketë një përgjegjës dhe çdo institucion një detyrë të qartë: të marrë përgjegjësinë për zgjidhjen e saj dhe t’i japë qytetarit përgjigjen dhe shërbimin që meriton”, deklaroi ajo.

oçiu theksoi se administrata duhet të ofrojë një përgjigje konkrete dhe jo vetëm komunikime formale që e lënë qytetarin në pritje.

“Përgjigja ndaj një problemi nuk është një e-mail, një shkresë apo një njoftim që e lë qytetarin përsëri duke pritur. Përgjigje do të thotë të marrësh përgjegjësinë dhe ta çosh çështjen deri në fund”, tha zv/kryeministrja.

Sipas saj, platforma do t’u mundësojë qytetarëve të ndjekin ecurinë e kërkesave të tyre, duke pasur informacion mbi fazën ku ndodhet çështja, institucionin përgjegjës dhe kohën kur pritet përgjigjja.

“Qytetari do të mund të shohë ku është çështja e tij, në çfarë faze ndodhet, cili institucion përgjigjet dhe kur duhet të marrë përgjigje”, u shpreh Koçiu.

Ajo nënvizoi se, në rastet kur një çështje i përket një institucioni tjetër, qytetari nuk duhet të jetë ai që ndjek procedurat nga një zyrë në tjetrën.

Lini një Përgjigje