Kishte kultivuar 80 bimë kanabisi pranë banesës në Mallakastër, arrestohet 41-vjeçari
Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi kishte kultivuar 80 bimë narkotike pranë banesës së tij në Mallakastër.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë K. L., 41 vjeç, i cili i kishte kultivuar bimët në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin dhe i intensifikimit të punës operative, me objektiva parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të hapura dhe të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër finalizuan operacionin e koduar “Burimi”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi K. L., 41 vjeç, banues në fshatin Cfir.
41-vjeçari dyshohet se ka kultivuar 80 bimë narkotike Cannabis Sativa, në një sipërfaqe toke shtetërore, në afërsi të sipërfaqes së tokës që ka në pronësi në fshatin ku banon.
Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Pagat e gjyqtarëve, ministri Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja bëhet me ligj
Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, mbetet në qeli
Rama viziton Katedrën e Gjuhës Shqipe në Napoli, merr pjesë në inaugurimin e Konsullatës së Nderit
- 13:12 Një qytet në Britani vendos kufizime për mbulimin e fytyrës për të luftuar sjelljen antisociale
- 12:45 Pagat e gjyqtarëve, ministri Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja bëhet me ligj
- 12:33 Ukraina nis kundërofensivën “Vivaldi” në Donetsk, rimerr territor dhe dëmton logjistikën ruse
- 12:22 Gjykata e Lartë e la në burg, reagon mbrojtja e Erion Veliajt
- 12:18 Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, mbetet në qeli
- 12:17 Arabia Saudite lëshon alarme emergjente për rrezik të lartë në Xheda, Mekë dhe Taif