Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë/ GJL lë fuqi vendimin e GJKKO-së, Erion Veliaj mbetet në burg
Gjykata Kushtetuese tha se arresti i tij ishte jo proporcional/ Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj Erio...
Gjykata Kushtetuese tha se arresti i tij ishte jo proporcional/ Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj Erio...
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve 14 Shtator, 19:10 ...
Berisha: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! 14 Shtator, 13:02 ...
Ajo e krahasoi edhe me çmiment e naftës në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut për të cilat tha se kanë çmime më të ulëta se Shqipëria.
TIRANA- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka deklaruar ditën e sotme se nafta në Shqipëri është 2.48 euro, më e shtrenjtë se në Gjermani dhe Norvegji. Gjatë një deklarate për mediat, ajo u shpreh se përgjegjës për këtë situatë është kryeministri Edi Rama.
Garo theksoi se nafta 229 lekë nuk është thjesht një produkt dhe një çmim, por është një politikë e vjedhjes me anë të rritjes së taksave. Ajo e krahasoi edhe me çmiment e naftës në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut për të cilat tha se kanë çmime më të ulëta se Shqipëria.
Në lidhje me këtë, Garo tha se qeveria e Malit të Zi e ka ulur akcizën e naftës deri në 50% në kohë krizash, Serbia deri në 25% dhe ka aplikuar çmime tavan, ndërsa edhe Ukraina e cila është vend në luftë, e ka çmimin e naftës 1.35 euro për litër. Më tej, ajo shpjegoi se edhe Kosova ka përdorur herë pas here rregullimin e përkohshëm të marzheve dhe çmimeve maksimale të tregtimit përmes vendimeve të ministrisë përgjegjëse për tregtinë. Por i vetmi që nuk pranon të marrë asnjë masë, por të vijojë të shtojë barrën fiskale për shqiptarët dhe familjet e tyre sipas saj, është kryeministri Rama.
Deklarata zëdhënëses së PD, Floriana Garo:
Shqipëria dje shënoi çmimin prej 2.48 euro për litër naftë, duke u renditur e para në Ballkan dhe e dyta në kontinent, pas Danimarkës, me çmimin më të shtrenjtë. Të dhënat janë marrë nga Buletini Javor i Komisionit Europian dhe rezulton se Shqipëria, për çmimin e karburantit, lë mbrapa vende si Holanda, Gjermania, Norvegjia, por rezulton e fundit për standardin e jetesës. Nafta 229 lekë nuk është thjesht një produkt dhe një çmim, por është një politikë e vjedhjes me anë të rritjes së taksave. Fakt është që secili nga vendet kufitare me ne nuk e ka ndryshuar çmimin as dje, as sot: Mali i Zi e shet me 1.87 euro, Kosova me 1.76–1.85 euro, Maqedonia e Veriut me 1.64 euro.
Ukraina, që është vend në luftë, e ka çmimin e naftës 1.35 euro për litër. Pse, vendet e rajonit e kanë shumë më të lirë çmimin e naftës se Shqipëria? Kjo vjen për shkak të politikave që ndjekin. Qeveria e Malit të Zi e ka ulur akcizën e naftës deri në 50% në kohë krizash. Serbia deri në 25% dhe ka aplikuar çmime tavan. Maqedonia e Veriut aplikon vetëm dy taksa kryesore, akcizë dhe TVSH, ndërsa taksa e qarkullimit merret direkt tek automjetet, dhe jo përmes çmimit për litër të karburantit, duke e mbajtur barrën fiskale më të ulët.
Kosova ka përdorur herë pas here rregullimin e përkohshëm të marzheve dhe çmimeve maksimale të tregtimit përmes vendimeve të ministrisë përgjegjëse për tregtinë. I vetmi që nuk pranon të marrë asnjë masë, por të vijojë të shtojë barrën fiskale për shqiptarët dhe familjet e tyre, është Edi Rama. Partia Demokratike, në fushatën elektorale të vitit 2025, premtoi përgjysmimin e taksave të karburantit, ndërkohë që këtë kërkesë ia ka drejtuar publikisht edhe qeverisë Rama. Në rast se do të ndiqej kjo politikë, çmimi i naftës sot do të ishte 1.71 euro për litër, pra në mesataren e rajonit dhe jo ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë.
Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se çdo ditë që qëndron Rama dhe banda e tij në krye të shtetit, aq më shumë rritet rëndesa ekonomike dhe ulet siguria. Shqiptarët duhet të kuptojnë se përgjegjës për këtë gjendje nuk janë konfliktet botërore, siç gënjen Rama, sepse e njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe në Maqedoni dhe Kosovë. Përgjegjës për këtë gjendje është vetëm një njeri dhe e ka emrin Edi Rama. Prandaj thirrja që demokratët, socialistët dhe të pavarurit t’i bashkohen protestës qytetare merr vlerë sot më shumë se kurrë. ‘Rama, jepe dorëheqjen’ dhe ‘zgjedhje të lira garantuar nga një qeveri kujdestare’, nuk janë ankesa dhe kërkesa, por domosdoshmëri kombëtare!/Dosja.al
Erjon Veliaj dhe Plarent Ndreca TIRANA- Avokati Eron Veliajt, Plarent Ndreca ka reaguar pas vendimt të Gjykatës së Lartë, e c...
Ron Yeffet Audio-përgjimi i Ron Yeffet i publikuar nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka nxjerr në pah një skandal në Shqipëri ...
Ilir Meta TIRANA- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-presidenti të vendit Ilir Meta i cili këkrkoi zbutje të masës së ...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Zgjedhjet lokale pritet që të jenë kryefjalë vitin e ardhshëm në vendin tonë. Dhe mes...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar mënyrën se si është sjel...
Erion Veliaj TIRANË- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ...
Kanye West RUSI- Reperi kontravers Kanye West pritet të zhvillojë dy koncerte në Shën Petersburg më 10 dhe 11 tetor, në nj&eu...
Erion Veliaj TIRANA- Seanca gjyqësore ndaj Erjon Veliaj pritet të nis për pak minuta në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarë...
Kuvendi i Kosovës Megjithëse Kuvendi i Kosovës për më shumë se një muaj nuk zhvilloi punë parlamentare, gati gjysma...
Erion Veliaj TIRANA- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e sotme çështjen që lidhet me masën e siguris&eu...