LIVE UPDATES
Aktualitet

Skema se si IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

Të dhënat nga bilanci zyrtar i kompanisë tregojnë se 605.5 milionë lekë u paguan për shërbime menaxhimi nga mëma, 219 milionë lekë ishin shërbime garancie, ndërsa pjesa tjetër prej 274.3 milionë lekësh janë interesa që Iute në Shqipëri i paguan pronarit estonez si interesa borxhi.

15 Shtator 2026, 13:44 Nga I.A
Skema se si IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr
Iute

TIRANË- Vitin e kaluar Iute në Shqipëri pagoi 1.1 miliardë lekë ose 11.4 milionë euro shpenzime për mëmën e saj në Estori. Të dhënat nga bilanci zyrtar i kompanisë tregojnë se 605.5 milionë lekë u paguan për shërbime menaxhimi nga mëma, 219 milionë lekë ishin shërbime garancie, ndërsa pjesa tjetër prej 274.3 milionë lekësh janë interesa që Iute në Shqipëri i paguan pronarit estonez si interesa borxhi.

Në një sistem ideal taksimi, ku kapitali taksohet njësoj pavarësisht kufijve, transaksionet e një kompanie me palët e lidhura nuk do të përbënin asnjë shqetësim. Por në botën reale, ka një problem. Shkalla e taksave ndryshon nga njëri vend në tjetri. Në Shqipëri, tatim fitimi është 15 për qind. Por në Estoni ky tatim është zero.

Ky hendek, që ndryshe njihet si arbitrazhi tatimor, i mundëson një kompanie që t'i lëvizë përmes transaksioneve me palët e lidhura, fitimet e saj nga vendet ku ato taksohen tek vendet ku taksa është zero. Kjo është ajo që duket se po bën Iute në Shqipëri.

Të dhënat historike tregojnë se në pesë vitet e fundit shpenzimet që Iute Albania bën për mëmën e saj në Estoni gati janë trefishuar nga 3.96 milionë euro në vitin 2020, në 11.4 milionë euro vitin e kaluar.

Skema se si IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr

Ligjërisht një kompani është e lirshme të kontraktojë shërbime nga kushdo, përfshirë mëma apo kompanitë e grupit të saj. Por pyetja që shtrohet është a janë këto shpenzime për shërbime reale, të bazuara mbi kosto tregu, apo fryhen artificialisht për të ulur fitimin në Shqipëri, ku taksohet me 15 për qind dhe për ta transferuar atë në Estoni, ku taksohet me zero.

Të kontraktosh shërbime menaxhimi për 6.3 milionë euro në vit duket si një flamur i kuq. Për më tepër, të dhënat nga bilanci tregojnë se ky zë është rritur me ritme të jashtëzakonshme në 5 vitet e fundit nga 184 milionë lekë në vitin 2020, në 605 milionë lekë vitin e kaluar.

Skema se si IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr

Kur mbledh vetëm shërbimet e menaxhimit dhe garancisë, i bie që 824 milionë Lekë (afro 8.5 milionë euro) janë transferuar direkt në Estoni si shpenzime operative.

Kjo vlerë është dy herë më e madhe se i gjithë fitimi neto që kompania la në Shqipëri (421 milionë Lekë). Përmes kësaj metode, kompania pakëson fitimin në Shqipëri dhe taksat që duhet të paguajë, edhe pse këto janë të ardhura të fituara në Shqipëri.

Ligjërisht Autoritetet Tatimore kanë të drejtë t'i qëmtojnë me hollësi transaksionet e kompanive me palët e lidhura për efekt të shmangies së taksave. Por trendi i parave që Iute çon tek mëma e saj, duket, në rastin më të mirë, i dyshimtë. Një flamur i kuq, që do të duhet të alarmonte Tatimet./Kapitali.al

iute credit iute credit albania


Sondazh

Poll

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin