
Tani që Gjykata e Lartë ka vendosur që Erion Veliaj të mbetet në burg, prokuroria duhet të thellojë hetimet. Jo për t’iu përgjigjur presionit të tij me presion, por sepse një hetim serioz nuk mund të mbyllet në mes të një furtune publike që vetë i pandehuri po e ushqen çdo ditë.
Erion Veliaj ka zgjedhur ta bëjë betejën e tij vetëm në një front. Në televizionet e tij. Në ekranet ku çdo ditë prodhohet një version i ri i historisë, ku prokurorët sulmohen, gjykata vihet në shënjestër dhe çdo vendim që nuk i pëlqen paraqitet si dëshmi e një sistemi të kapur.
Në gjykatë, ndërkohë, nuk shfaqet fare. Atje ku duhet të përballet me akuzat, me provat dhe me arsyetimin e gjyqtarëve, Erion Veliaj mungon. Atje ku zhvillohet beteja reale për përgjegjësinë penale, nuk ka zhurmën që ka në ekran, por procedurë, ligj dhe vendime. Dhe pikërisht aty, në vendin ku duhet të flasë drejtësia, Erion Veliaj duket se preferon të flasë përmes televizorëve.
Ajo që ka aktivizuar këto ditë është një makineri propagandistike me një intensitet që do ta kishte zili edhe strategu i demagogjisë naziste, Jozef Gëbels. Çdo ditë një sulm i ri. Një deklaratë, një akuzë, një interpretim, një viktimizim. Një përpjekje e pandalshme për ta zhvendosur vëmendjen nga ajo që ndodhet në dosje tek ajo që ndodh në studio televizive.
Dhe kjo makineri nuk po punon për të sqaruar akuzat. Po punon për të krijuar një realitet tjetër. Në këtë realitet, prokurorët nuk janë më njerëz që hetojnë një çështje penale, por armiq personalë të Erion Veliajt. Gjykata nuk është më institucioni që shqyrton kërkesat dhe merr vendime, por një palë në konfliktin e tij, ndërsa i pandehuri nuk është më një person që duhet të përgjigjet për akuzat, por një viktimë që duhet të shpëtohet nga drejtësia.
Kjo është propaganda në formën e saj më të pastër. Dhe sa më shumë që përsëritet, aq më shumë kërkon një përgjigje institucionale. Me punë.
Erion Veliaj u kujton çdo ditë prokurorëve se po i sulmon. I kujton gjykatës se po e sulmon. E bën publikisht, me një zhurmë të tillë që nuk lejon askënd të bëjë sikur nuk e dëgjon. Dhe pikërisht për këtë arsye, prokuroria nuk mund të sillet sikur kjo stuhi nuk ekziston.
Nëse dikush mendon se zgjidhja është të mos e shqetësojë më Erion Veliajn, të mos hapë pista të reja, të mos thellojë hetimet dhe ta lërë çështjen me aq akuza sa janë ngritur deri tani, atëherë duhet ta kuptojë se kjo nuk është më një zgjedhje realiste.
Jo sepse prokuroria duhet të ndëshkojë një të pandehur që e sulmon. Por sepse një hetim që ndalet për shkak të zhurmës politike dhe mediatike ka dështuar në misionin e tij.
Erion Veliaj nuk po i lë prokurorisë mundësinë për ta harruar. Çdo ditë po kujdeset që çështja të mbetet në qendër të vëmendjes. Çdo ditë po prodhon një arsye të re që publiku të diskutojë për të, për prokurorët, për gjykatën dhe për drejtësinë. Në njëfarë mënyre, ai po e mban vetë ndezur dritën e projektorit mbi dosjen e tij.
Nëse kjo është strategjia e tij (dhe mesa duket është) përgjigjja e prokurorisë duhet të jetë e qartë. Hetimi nuk mund të ndalet.
Përkundrazi, tani është koha që prokuroria të zgjohet përsëri. Të punojë më fort, më thellë dhe me një vendosmëri që nuk ndikohet nga zhurma që vjen nga ekranet. Çështja nuk mund të mbetet peng i faktit se sa fort bërtet një i pandehur, sa televizione janë vënë në dispozicion të tij apo sa e madhe është makineria e propagandës që ka aktivizuar.
Nëse ka prova të tjera, ato duhet të gjenden. Nëse ka përgjegjësi të tjera, ato duhet të hetohen. Nëse ka persona të tjerë të përfshirë, ata duhet të përballen me drejtësinë. Kjo është ajo që kërkohet nga një prokurori serioze.
Erion Veliaj mund të vazhdojë të sulmojë. Mund të vazhdojë të ndërtojë narrativën e tij në televizionet që i ka në dispozicion. Mund të vazhdojë të përpiqet ta kthejë një çështje penale në një betejë politike. Është zgjedhja e tij. Por drejtësia nuk mund të funksionojë me të njëjtën logjikë.
Ajo duhet të ketë një përgjigje të vetme dhe të pakompromisueshme. Të punojë.
Sepse sa më shumë që Erion Veliaj e ngre këtë stuhi, aq më shumë prokuroria duhet të kujtojë se detyra e saj nuk është të qetësojë të pandehurin, por të zbardhë çështjen. Dhe sa më shumë që ai përpiqet ta kthejë vëmendjen te vetja, aq më shumë hetimi duhet të kthehet te provat e tjera që kanë mbetur pa u zbuluar.
Në gjithë këtë zallamahi propagande ajo që do të mbetet në fund nuk është zhurma e televizioneve, as deklaratat e përditshme dhe as makineria gjigante dezinformuese. Në fund do të mbetet dosja. Do të mbeten provat. Do të mbeten vendimet e gjykatave. Dhe për këtë arsye, prokuroria nuk ka kohë për të humbur.
Erion Veliaj mund të mungojë në gjykatë. Por drejtësia nuk mund të mungojë në dosjen e tij. /CNA
Gjykata e Lartë, me një vendim të Kolegjit Penal të saj, s...
Shembulli i analfabetizmit i mbështetur nga bandat, krimi ...
Për drejtësinë shqiptare qarkullojnë sot dy narrativa të g...
Erion Veliaj është arrestuar në shkurt të vitit 2025 dhe n...
Duke reaguar me sulme, duke reaguar me sharje, duke reagua...
A është kallëzimi penal ndaj një përfaqësuesi të pushtetit...
Në disa shkrime kam sjellë fakte në lidhje me deputetin e ...
Në një material të dytë, publikuar dje, solla fakte të cil...
Refuzoj t’i bindem turmës dhe komenteve të militantëve që ...
Në një intervistë të zhvilluar dje me ish-deputetin Edmond...
Dy ditët e fundit është raportuar masivisht se qindra llog...
Kjo është një nga ato situata ku propaganda bëhet aq e...
Protesta në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e ...
Edi Rama doli publikisht në mbështetje të Erion Veliajt dh...
Deri ku mund të arrijë çmenduria në këtë vend? Pyetja nuk ...
Mediat, kryesisht ato të pushtetit, të paguara me paratë e...
Të gjithë mbajmë mend një detaj nga historia politike e Sh...
Çështja që shtrohet më datë 15 shtator nuk është më vetëm ...
Opinioni publik dhe mediat në Shqipëri janë shumë të inter...
Pak ditë më parë, në një pasdite të nxehtë vere, vizitova ...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës pas finalizimit të...
Arrestohet një 41-vjeçar që kishte kultivuar bimë kanabisi...
Kapet në Belgjikë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në ...
Vihet në pranga një 52-vjeçar, që u kap në flagrancë pranë...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj pavarësisë...
Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë planin e presid...
Pas 234 ditëve të gjykimit, më 16 shtator përmbyllet proce...
Dy anije peshkimi u goditën nga dronë në Gjirin Persik të ...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...
Një e katërta e të punësuarve që derdhin kontribute rezult...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...