POLITIKË /

"Mos e bëni kaq të madhe", deputetja e PS ngatërron 'magjistarin' me 'magjistratët': Ishte lapsus

Shkruar nga Versus

"Mos e bëni kaq të madhe", deputetja e PS ngatërron

Një moment nga mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, është bërë viral në rrjetet sociale falë deputetes socialiste, Aulona Bylykbashi.

Kjo e fundit teksa prezantonte projektligjin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ngatërroi termin "magjistrat" me 'magjistar" duke shkaktuar reagime edhe në sallë.

Vetë ligjvënësja e korrigjoi veten dhe tha se ishte një lapsus që nuk duhej zmadhuar. 

“Sipas përllogaritjeve tona, paga bruto e një magjistari të sallës së parë do të arrijë… (ndërhyrje nga salla), magjistrati, ndjesë se është lapsus. Hë pra mos e bëni kaq të madhe. Ndoshta e ke ti këtë opinion, ishte lapsus”- u shpreh deputetja mes të tjerash. Versus.al

Poll