U kap me 297 doza heroinë dhe kokainë me qëllim shitjen, arrestohet 21-vjeçari në Durrës
Një 21-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi u kap me 297 doza të drogave të forta heroinë dhe kokainë.
Sipas raportimit të policisë, në pranga ka rënë J.K., 21 vjeç, i cili u kap në flagrancë në lagjen nr. 16, i cili mbante me vete dozat me qëllim shitjen e tyre.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të aksioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta.
Për rastin, në kuadër të operacionit të koduar “Pikat”, u arrestua në flagrancë, në lagjen nr. 16, shtetasi J. K., 21 vjeç, banues në Shkozet.
Këtij shtetasi iu gjetën me vete sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Heroinë dhe Kokainë, të ndara përkatësisht në 129 dhe 168 doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Kishte kultivuar 80 bimë kanabisi pranë banesës në Mallakastër, arrestohet 41-vjeçari
Pagat e gjyqtarëve, ministri Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja bëhet me ligj
Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, mbetet në qeli
- 13:58 Si e ndihmon Bjellorusia Rusinë dhe arsenali i saj i dronëve të synojnë Ukrainën dhe kërcënojnë NATO-n
- 13:53 Kremlini mirëpret idenë e Trump për armëpushim energjitik me Ukrainën, bën thirrje për heqjen e sanksioneve
- 13:45 Tom Holland bën histori në Hollywood, bëhet aktori me filmat më fitimprurës i të gjitha kohërave
- 13:42 Kishat në Gjermani zhvendosin emigrantët për shkak të frikës nga AfD
- 13:40 Kriza politike në Kosovë, reagon SHBA
- 13:37 Qyteti strategjik kthehet në frontin e luftës Iran-SHBA