web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet për finalet e ardhshme

15 Shtator 2026, 14:05, Sport CNA

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet për finalet e ardhshme

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi sot mbledhjen e radhës në Selanik të Greqisë, ku mori një sërë vendimesh të rëndësishme për kompeticionet europiane të viteve të ardhshme.

Në fokus të mbledhjes ishte përcaktimi i stadiumeve që do të presin finalet e disa prej kompeticioneve kryesore të UEFA-s.

Shqipëria kishte aplikuar për të organizuar finalen e Superkupës së Europës në vitin 2028, por në vendimin e marrë nga Komiteti Ekzekutiv, është vendosur që ndeshja të luhet në Astana në Kazakistan.

Për finalet e UEFA Champions League, vendimet janë:
* 2028: Munich Football Arena, Mynih
* 2029: Camp Nou, Barcelona

Për UEFA Women’s Champions League:
* 2028: Parc Olympique Lyonnais, Lyon-Décines
* 2029: National Stadium of Wales, Cardiff

Për UEFA Europa League:
* 2028: National Arena, Bukuresht
* 2029: National Stadium Serbia, Beograd

Për UEFA Conference League:
* 2028: Juventus Stadium, Torino
* 2029: Puskás Aréna, Budapest

Ndërkohë, finalet e UEFA Super Cup do të zhvillohen në:
* 2027: Johan Cruyff ArenA, Amsterdam
* 2028: Astana Arena, Astana

Komiteti Ekzekutiv përcaktoi gjithashtu stadiumin pritës të finales së UEFA Futsal Champions League 2027, që do të zhvillohet në Biel/Bienne Arena, në Zvicër.

Ndryshime në sistemin e promovimit dhe rënies në Nations League

Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me UEFA Nations League 2026/27. Komiteti Ekzekutiv miratoi ndryshime në sistemin e promovimit dhe rënies nga njëra ligë në tjetrën, me qëllim që kalimi drejt formatit të ri të kompeticionit të bëhet në mënyrë të qetë dhe të përshtatshme.

Ky ndryshim vjen në kuadër të konceptit të ri të miratuar në maj të vitit 2026, sipas të cilit, duke nisur nga edicioni 2028/29, UEFA Nations League do të përbëhet nga tri liga në vend të katër ligave.

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Belfast, Irlandë e Veriut, më 7 dhjetor, një ditë pas shortit të kualifikueseve të UEFA EURO 2028, i cili do të hidhet po në Belfast.





Lajmet e fundit nga