web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata e la në qeli/ Avokati i Veliajt në pikë të hallit

15 Shtator 2026, 14:47, Aktualitet CNA

Gjykata e la në qeli/ Avokati i Veliajt në pikë të hallit

Avokati i pandehur i kryebashkiakut të Tiranës ka reaguar pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Lartë për masën e sigurisë së Erion Veliajt.

Plarent Ndreca ka vijuar me sulmet ndaj drejtësisë sa herë që ajo rrëzon Veliajn dhe duke përfaqësuar këtë interes e cilëson vendimin si zhvillim shqetësues.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë përbën një zhvillim jashtëzakonisht shqetësues për shtetin e së drejtës, sigurinë juridike, të drejtat themelore dhe mbi të gjitha, për demokracinë në këtë vend. Duke lënë në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ky vendim praktikisht ka lënë pa efekt detyrues vendimin e autoritetit më të lartë kushtetues të vendit”,-nis reagimi i Ndrecës.

Ai shprehet se arsyetimi i vendimit do të analizohet, duke ngritur pretendimet se rezultati i sotëm nuk ka shpjegim bindës në Kushtetutë.

 “Sigurisht, do ta analizojmë me përgjegjësi arsyetimin e plotë. Por rezultati i shpallur sot ngre një pyetje dramatike: çfarë vlere kanë garancitë kushtetuese nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht? Kur një përfundim i tillë nuk gjen shpjegim bindës në Kushtetutë dhe në ligj, atëherë shkaqet duhen kërkuar përtej argumenteve juridike dhe jashtë sallës së gjyqit”,-shkruan avokati.

Duke harruar qe Veliaj mban veten në qelitë e burgut të Durrësit, Ndreca thotë se ky vendim cenon ushtrimin e mandatit të kryebashkiakut që do të kthehet në zyrë, edhe pse shumicën e ditëve të punës ka qenë në fluturime dhe udhëtime jashtë vendit.

“Pasojat shkojnë përtej një procesi individual. Ato mbajnë peng ushtrimin e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, funksionimin normal të institucionit dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë. Prej 19 muajsh, qytetarët e Tiranës janë privuar nga kryetari që kanë zgjedhur. Z. Erion Veliaj prezumohet i pafajshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, ndonëse hetimi ka përfunduar prej një viti dhe çështja ndodhet në gjykim”,-përmend ndër të tjera Ndreca.

Si të mos mjaftonte, Ndreca e thotë troç se nuk do të dorëzohet dhe do të vijojë betejën, teksa dihet që beteja e vetme e tij dhe Veliajt, atë të sulmeve ndaj drejtësisë dhe prokurorëve.

“E gjithë kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar, por për ta vijuar betejën. Mund ta izolojnë dhe t’i kufizojnë mundësinë për të folur, por nuk mund ta mundin politikisht nëpërmjet vendimeve gjyqësore. Një politikan mundet me votë, përballë qytetarëve, dhe jo përmes 'lawfare'-it.

Ne do të përdorim çdo mjet juridik që parashikon Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare.

Shqipëria meriton një drejtësi të standardeve europiane, e cila garanton të drejtat, respekton vendimet kushtetuese dhe mbron demokracinë, mjetin më të lartë që qytetarët kanë në dorë për të vendosur se kush i përfaqëson dhe kush e drejton vendin”,-përfundon Ndreca./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga