web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Probleme me fushën, Skënderbeu do të ndërhyjë sërish

15 Shtator 2026, 14:42, Sport CNA

Probleme me fushën, Skënderbeu do të ndërhyjë

Skënderbeu do të ndërhyjë sërish në fushën e stadiumit “Skënderbeu”, pasi investimi i fundit për terrenin nuk rezultoi i suksesshëm.

Gjendja e fushës u evidentua në ndeshjen ndaj Tiranës, ku terreni nuk ishte në standardin e kërkuar. Për këtë arsye, në Korçë është hapur një tjetër tender për mbjelljen e barit në stadium.

Klubi synon që fusha të rikthehet në gjendjen e duhur përpara rikthimit të skuadrës në shtëpi. Kalendari i kampionatit i jep Skënderbeut rreth një muaj kohë për të përfunduar ndërhyrjet, pasi skuadra do të luajë dy ndeshje radhazi në transfertë.

Fillimisht, ekipi i Julian Ahmatajt do të përballet me Vorën dhe pas pushimit të Kombëtares, do të luajë ndaj Teutës në “Niko Dovana”.

Skënderbeu do të rikthehet në stadiumin e tij më 17 tetor, kur do të presë Elbasanin.

Ndërkohë, ndaj Vorës, Ahmataj e ka grupin e plotë dhe kërkon rikthimin e Skënderbeut te fitorja.





Lajmet e fundit nga