AKTUALITET /

"Sillini në shtëpi", sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për 4 ish-krerët e UÇK-së

Autoritetet e qytetit kanë paralajmëruar se në qendër të Prishtinës do të vendoset një ekran i madh ku qytetarët do të mund të ndjekin shpalljen e vendimit.

Shkruar nga Versus

"Sillini në shtëpi", sheshet e rrugët e Kosovës

"Çlirimtarë, sillni në shtëpi", shkruan në një bilbord të vendosur në qendër të Prishtinës, teksa kanë mbetur më pak se 24 orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

"Sillini në shtëpi", sheshet e rrugët e Kosovës

Në pritje të vendimit, në qytete në mbarë Kosovën, sikurse edhe në Prishtinë (pasqyruar në këtë fotografi) janë vendosur ekrane që tregojnë kohën e mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit. Aktgjykimi do të shpallet paraditen e 16 shtatorit.

Flamuj kombëtar shqiptar dhe flamuj të Kosovës të vendosur në një rrugë në Ferizaj në pritje të vendimit për katërshen e UÇK-së.

Kapele me mbishkrime “Liria ka emër”, “UÇK” dhe me flamurin kombëtar shqiptar shihen në Prishtinë. Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, dhe të gjithë janë deklaruar për dhjetë pikat e aktakuzës.

"Sillini në shtëpi", sheshet e rrugët e Kosovës

“Heronj të luftës dhe paqes” është mbishkrimi i shoqëruar me fotografitë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ky bilbord është një prej të shumtave që janë vendosur në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim secili. Mbrojtja, ndërkaq, ka kërkuar që ata të shpallen të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

Sheshi kryesor i Prishtinës i stolisur me flamuj të UÇK-së. Autoritetet e qytetit kanë paralajmëruar se në qendër të Prishtinës do të vendoset një ekran i madh ku qytetarët do të mund të ndjekin shpalljen e vendimit.

Emblema e UÇK-së shihet në një mur në Ferizaj.

 

Poll