Nga Boldnews.al
Ajo zyrë mbeti sërish bosh. Buzëqeshja e drejtorëve që besuan fort se po vinte shefi, u ngriu në fytyrë. Mundi për të larë e lyer zyrën shkoi kot, bashkë me zellin e disa drejtorëve që edhe leckat e pastrimit doni t’i prekni vetë për të treguar se aq shumë e prisnin orën e madhe. Ajo erdhi, por fort ters për ta. Lali mbeti në burg, ndërsa idhtarët e tij, sidomos drejtorë të bashkisë të vendosur në “poste pëllumbash”, pësuan zhgënjimin e radhës.
Ai nuk do të vijë duke lënë në bashki “zbrazëtinë e shpirtit” të drejtorëve që thonë se të “thyejnë kokën” me para, paçka e kanë të zbraztë nga shqisa e të menduarit. Treshja kryesuese e çështjes së Erion Veliaj vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm “arrest me burg pa afat”. Përfundimisht Veliaj duhet të qëndrojë në burg duke iu kthyer qelia shtëpi e vetme që nga 10 shkurti 2025.
Kryebashkiaku i Tiranës tashmë duhet të mjaftohet me qelinë disi të bollshme dhe ca sende më shumë (qëkur drejtor u emërua Tiku), për të bërë jetesën më të përballueshme, pasi liria për të nuk erdhi as në Gjykatën e Lartë.
Ndërsa ai ka një dramë personale, po aq dramë është edhe në Bashkinë Tiranë, ku drejtorêt servilë kishin bërë gati gjithçka me besimin e plotë se minimalisht “shefi i tyre” do të kalonte në arrest shtëpie, po kishte shumë të tjerë që vinin bast “të sigurt” se ai do të dilte dhe do merrte drejtimin e kryeqytetit.
Shporta me sheqerna e çokollatë të zgjedhura dhe shampanja në kupën e akullit mbeti pa u hapur. Lali do qëndrojë i mbyllur në qeli, duke lënë pas drejtorë zemërthyer që menduan se puna e shefit të tyre është një çështje mirëfiltas juridike. Veliaj e ka një problem me drejtësinë. Ai akuzohet për nëntë vepra penale në 13 episode, ndër më të rëndat janë korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë.
Kjo është pjesa e dukshme që i takon të shqyrtohet nga avokatët e shumtë, vendas e të huaj që nuk po paguhen pak, ndërsa vetë Veliaj nuk qenka pjekur mjaftueshëm për të kuptuar se politika është “avokatura” më e mirë për të lënë qelinë. Ay i madhi e ka ndarë mendjen ta lêrë të kalbet në qeli. Trupa e gjyqtarëve janë thjesht marioneta në duart me thonj të gjatë të Atij.Por sot shumë nga drejtorë dhe plotë servilë tê Lalittmorën zhgënjimin e madh duke u mbetur zyra xixë pa frymën e idhullit të tyre Erion Veliaj.














