web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi italian tenton Hysajn, refuzohet oferta e parë

15 Shtator 2026, 15:06, Sport CNA

Klubi italian tenton Hysajn, refuzohet oferta e parë

E ardhmja e Elseid Hysajt është ende e paqartë. Së fundmi në garë për mbrojtësin shqiptar është futur skuadra italiane e Ascoli-t.

Klubi i Serie B i ka paraqitur një ofertë konkrete 32-vjeçarit, por propozimi i parë është refuzuar për arsye ekonomike.

Pavarësisht refuzimit, negociatat mes palëve vijojnë dhe Hysaj mbetet i hapur për një transferim tek Ascoli.

Klubi italian e konsideron shqiptarin një alternativë të rëndësishme për krahun e djathtë të mbrojtjes, pas dështimit të tratativave për Hans Hateboer.

Hysaj mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, ndërsa eksperienca e tij është një nga faktorët që ka ndikuar në interesimin e Ascoli-t.

Për shërbimet e mbrojtësit shqiptar ka interes edhe nga disa klube jashtë Italisë, kryesisht në Rusi.

Hysaj numëron 99 ndeshje dhe 2 gola me Kombëtaren shqiptare, ndërsa vlera e tij aktuale llogaritet rreth 1.2 milionë euro.





Lajmet e fundit nga