Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë

    Nga arratisjet spektakolare te dënimet me burgim të përjetshëm, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia

    Pagat e magjistratëve, thirren në komision institucionet e drejtësisë! KLP-GJL kundër formulës së PS, i bashkohet PD

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë
    Aktualitet

    Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë

    September 15, 2026
    Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë

    Një tjetër vendim gjyqësor urdhëron Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit në Lezhë të zhbllokojnë menjëherë pagat e gjyqtarëve dhe administratës së Gjykatës së Lezhës.

    Padia është depozituar nga vetë Gjykata e Lezhës, pas bllokimit të listëpagesave për muajin gusht.

    Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u krijua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në zbatim të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin.

    Por Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.

    Tashmë, me vendimin e Gjykatës Administrative, Ministria e Financave dhe Thesari në Lezhë urdhërohen të bëjnë menjëherë ekzekutimin e pagave.

    Ky është vendimi i dytë i Gjykatës Administrative brenda pak ditësh për çështjen e pagave në sistemin e drejtësisë.

    Më 11 shtator, gjyqtari Ramiz Lala urdhëroi Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit në Tiranë të zhbllokonin menjëherë pagat për gjyqtarët dhe administratën e GJKKO-së dhe të Gjykatës së Durrësit, pas padive të depozituara nga këto institucione. Ndërkohë, kërkesa të ngjashme kanë paraqitur edhe gjykata të tjera në vend.

    Ngërçi nisi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin.

    Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, me argumentin se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.

    Gjykata Administrative Lezhë Ministria e Financave pagat e magjistratëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë

    September 15, 2026

    Nga arratisjet spektakolare te dënimet me burgim të përjetshëm, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia

    September 15, 2026

    Pagat e magjistratëve, thirren në komision institucionet e drejtësisë! KLP-GJL kundër formulës së PS, i bashkohet PD

    September 15, 2026

    Objektet e ndërtuara pa leje, Bashkia e Vlorës vijon aksionin për shembjen e tyre

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.