web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

5 viktima nga energjia elektrike/ Injorimi i ngjarjeve tregon fytyrën e vërtetë të Ramës

15 Shtator 2026, 15:13, Politikë CNA

5 viktima nga energjia elektrike/ Injorimi i ngjarjeve tregon fytyrën e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me punonjësit e OSHEE-së dhe që kanë humbur jetën ditët e fundit nga energjia elektrike.

Në reagimin e tij, Këlliçi shkruan se këto ngjarje janë tronditëse dhe dëshmojnë mungesën totale të sigurisë në punë.

Këlliçi shprehet se asnjë zyrtar i shtetit nuk mban përgjegjësi për këto ngjarje dhe kjo tregon fytyrën e vërtetë të qeverisjes së Ramës.

 

 

Reagimi i Këlliçit

 

5 viktima në pak javë nga telat e energjisë, kur do mbajë përgjegjësi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, apo qoftë dhe një zyrtar i vetëm i shtetit?!

Brenda pak javësh 5 punonjës të OSHEE dhe qytetarë, kanë humbur jetën nga defektet në rrjet. Të shtunën një elektriçist i ri në Belsh ishte viktima e fundit.

Këto janë ngjarje tronditëse dhe dëshmojnë mungesën totale të sigurisë në punë e kudo. Kur elektriçistët që janë të trajnuar humbin jetën, merret me mend se sa të ekspozuar janë qytetarët përballë avarive dhe punëve shkel e shko të qeverisë.

Njësoj tronditëse është dhe heshtja me të cilën i përcjellin këto incidente të rënda autoritetet, duke nisur nga Ministri përgjegjës dhe zyrtarë të tjerë. Asnjë reagim prej Ministrit Karakaçi, çka nxjerr në pah jo vetëm mungesën e përgjegjësisë institucionale por dhe të etikës humane.

Pasiguria dhe injorimi i këtyre ngjarjeve dhe viktimave, tregojnë fytyrën e qeverisjes së Edi Ramës, tashmë në vitin e 14-të.





Lajmet e fundit nga