Këtë të martë është liruar nga burgu i Domokosit në Greqinë Qendrore, ish-zëdhënësi i partisë neonaziste “Agimi i Artë”, Ilias Kasidiaris, pasi përfundoi dëminin për pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Jashtë dyerve të burgut atë e prisnin qindra mbshtetës me brohorima.
Teksa dha një deklaratë për mediat greke, ai u shpreh se do të kthehet në politkë. "Ju kisha dhënë një premtim se sapo të kaloj këtë portë, jo vetëm që do të kthehem në liri, por edhe në ballë të luftërave kombëtare.", u shpreh ai.
Kasidiaris po ashtu paralajmëroi se po riktheht me një plan në jetën poltike të Greqisë, duke paralajmëruar pranë vetes një parti të fortë kombëtare, si edhe qëllimin e tij për të cilin tha se ishte të çlirojë vendin nga qeveria aktuale të cilën e quajti të korruptuar.
"Po kthehem dhe nuk jam vetëm, një parti e fortë kombëtare është me mua, si ato që dominojnë në të gjithë Evropën. Qëllimi im është ta çliroj vendin nga qeveria më e korruptuar e periudhës pas grushtit të shtetit. Shoh politikanë në televizion duke qarë dhe duke komplotuar që të mos më lejojnë të kthehem në Parlament. Megjithatë, në një demokraci ka vetëm një gjykatës, populli sovran, ju, qytetarët grekë që mendojnë.", tha ai më tej.
Ilias Kasidiaris, në tetor të vitit 2020 u dënua me 13 vite burg pasi gjykata vendosi se partia “Agimi i Artë”, në fakt ishte një organizatë kriminale e cila vepronte “e fshehur” si një parti, sipas vendimit të marrë drejtuesit e saj ishin përgjegjës për drejtimin e një organizate të lidhur me sulme të dhunshme ndaj emigrantëve dhe kundërshtarëve politikë. Në 2023-shin Gjykata e Lartë helene, ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhje të partisë së themeluar prej tij “National Party-Greeks”, në saj të ndryshimeve ligjore të cilat përjashtojnë partitë e drejtuara nga politkanë të dënuar për vepra të rënda penale.
