Vendimi për Veliajn, Rama: Përsëri Tirana pa kokë, kryetari nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq

15 Shtator 2026 | 15:34

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës për lënien në burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një reagim publik, Rama shprehet kritika ndaj ketij vendimi duke e cilësuar Tiranën “pa kokë” . Ai shprehet se vendimi për mbajtjen e Veliajt në qeli, ka sjellë pasoja në kryeqytet.

Reagimi i plotë:

“Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!

Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.

Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:

Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Brazilit miraton ekstradimin e Ervin Matës

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi është marrë nga trupi i parë i gjykatës,...
15:29 | 15/09/2026

U kap me 297 doza heroinë dhe kokainë me qëllim shitjen, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi u kap me 297 doza të drogave të forta heroinë dhe kokainë. Sipas raportimit...
14:11 | 15/09/2026

Kishte kultivuar 80 bimë kanabisi pranë banesës në Mallakastër, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi kishte kultivuar 80 bimë narkotike pranë banesës së tij në Mallakastër. Sipas raportimeve të policisë, në...
13:17 | 15/09/2026