15 Shtator 2026, 15:20
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në qeli kryebashkiakun Erion Veliaj, duke theksuar se kryeqyteti është sërish pa kokë. Me anë të një reagimi në platformën "X", Rama thekson se respekton vendimet e gjykatave dhe se nuk i komenton ato përpara se të marrin formë të prerë, por kryeministri shpreh shqetësimin për vijimin e paraburgimit të Veliajt dhe pasojat që kjo situatë sjell për Tiranën.
Kryeministri shprehet më tej se “kalvari i Erion Veliajt” është një rast unik në historinë e Evropës demokratike dhe sipas tij, ende nuk është bërë e qartë ekzistenca e një rrezikshmërie ekstreme që do të justifikonte qëndrimin e zgjatur në paraburgim të një personi të zgjedhur nga qytetarët. Sipas kryeministrit, kostoja e kësaj situate po rritet çdo ditë për kryeqytetin dhe për afro 1 milion banorët e Tiranës.
Reagimi i Ramës:
Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq! Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.
Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:
Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik./Dosja.al
edi rama
Politike
15 Shtator 2026, 14:55
I.A
DASH
SHBA- Administrata amerikane e Donald Trump vijon ta ketë në fokus luftën kundër karteleve të drogës dhe organizatave kr...
Politike
15 Shtator 2026, 14:55
E. D
Ilir Panda
TIRANË- Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, ka kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve formulën e ...
Politike
15 Shtator 2026, 14:10
E. D
TIRANË- Në komisionet parlamentare po vijon shqyrtimi i nismës së PS-së për ndryshimin e formulës së pagës r...
Politike
15 Shtator 2026, 14:22
E.d
Toni Gogu, Sokol Saudushi dhe Saimir Korreshi
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu j...
Politike
15 Shtator 2026, 13:50
E.d
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ka kërkuar gjykat&e...
Politike
15 Shtator 2026, 13:25
E.d
Toni Gogu
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka folur në lidhje me pagat e gjyqtarëve, duke thënë se vonesa e...
Politike
15 Shtator 2026, 13:00
I.A
Aulona Bylykbashi
TIRANË- Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi ka bërë disa gafa të njëpasnjëshme gjatë diskutimi...
Politike
15 Shtator 2026, 13:12
E.d
Floriana Garo
TIRANA- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka deklaruar ditën e sotme se nafta në Shqipë...
Politike
15 Shtator 2026, 12:33
E.d
Erjon Veliaj dhe Plarent Ndreca
TIRANA- Avokati Eron Veliajt, Plarent Ndreca ka reaguar pas vendimt të Gjykatës së Lartë, e c...
Politike
15 Shtator 2026, 12:00
Izmir Akulli
Ron Yeffet
Audio-përgjimi i Ron Yeffet i publikuar nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka nxjerr në pah një skandal në Shqipëri ...