LIVE UPDATES
Politike

Ngërçi politik në Kosovë/ LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin

Nga LDK-ja, parti opozitare me 18 vende në Kuvendin e Kosovës, nuk e konsiderojnë të udhës të takohen për këtë çështje me përfaqësuesit e partisë në pushtet, LVV, para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të nxjerrë një vendim rreth asaj nëse konstituimi i legjislaturës së 11-të ndodhi në përputhje me Kushtetutën.

15 Shtator 2026, 15:33 Nga G.M
Ngërçi politik në Kosovë/ LVV e LDK pezullojnë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me ish-presidenten, Vjosa Osmani, gjatë takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti, dhe zyrtarin e lartë të kësaj partie, Hekuran Murati. Prishtinë, korrik 2026.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk planifikojnë t’i vazhdojnë bisedimet me njëra-tjetrën gjatë ditëve në vijim rreth çështjes së presidentit të ri të Kosovës, pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për postin e të parit të shtetit.

Nga LDK-ja, parti opozitare me 18 vende në Kuvendin e Kosovës, nuk e konsiderojnë të udhës të takohen për këtë çështje me përfaqësuesit e partisë në pushtet, LVV, para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të nxjerrë një vendim rreth asaj nëse konstituimi i legjislaturës së 11-të ndodhi në përputhje me Kushtetutën.

“Nuk ka takime, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha shkurt nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për Radion Evropa e Lirë, më 15 shtator.

Pezullimin e bisedimeve për presidentin e konfirmuan edhe burime të REL-it brenda LVV-së, sipas të cilave nuk është planifikuar ndonjë takim për këtë javë me përfaqësuesit e LDK-së. Më 14 shtator, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), subjekti më i madh opozitar, e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese procesin e konstituimit të Kuvendit, duke i kërkuar Gjykatës edhe masë të përkohshme.

Nga PDK-ja thanë se u ankuan të hënën për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, duke argumentuar se pushteti shkeli Kushtetutën me shpërfilljen e afateve kushtetuese për procesin e konstituimit të organit ligjvënës. Sipas tyre, LVV-ja e shkeli afatin kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, dhe procedurën për thirrjen e seancës çdo 48 orë deri në konstituimin e tij.

Gjykata Kushtetuese nuk iu përgjigj të martën Radios Evropa e Lirë se a ka marrë në shqyrtim kërkesën e PDK-së, dhe se a pritet vendosja e një mase të përkohshme. Një marrëveshje e arritur më 31 gusht midis LVV-së dhe LDK-së për nominimin e Bekim Sejdiut për president mori fund më 14 shtator, pasi vetë Sejdiu u tërhoq nga gara për kreun e shtetit, në mungesë të votave për t’u zgjedhur president.

Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

Gjashtë nga deputetët e LDK-së u deklaruan kundër votimit të Sejdiut, i cili, sipas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, kishte mbështetjen e vetëm 74 deputetëve. Për vlefshmërinë e votimit për presidentin kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit.

“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si president, dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, shkroi Sejdiu në Facebook, të hënën.

Pas tërheqjes së Sejdiut, nevojitet marrëveshje tjetër midis partive politike për emrin e ri të kandidatit për president. Në rast se Kuvendi nuk do të arrinte ta zgjidhte presidentin, Kosova do të shkonte në zgjedhje të reja – të katërtat brenda dy vjetësh. Megjithatë, analisti politik, Dritëro Arifi, vlerëson se nuk duhet të vazhdojnë bisedimet midis LVV-së dhe LDK-së, për shkak të kontestimit të Kuvendit të ri, nga i cili do të zgjidhej presidenti.

“Mendoj që nuk do të ishte mirë të vazhdonin negociatat. Çka nëse kthehemi në pikën zero? Pra, gjithçka do të ishte e kotë”, tha Arifi për Radion Evropa e Lirë.

Por, nëse Kushtetuesja konstaton se konstituimi i Kuvendit ishte në përputhje me ligjet, ai beson se marrëveshja për president do të mund të arrihej shpejt, nëse ekziston vullneti.

“Tash duhet të pritet, sepse nëse vendimi i gjykatës është pozitiv, shumë është e thjeshtë, brenda një ore mund të përfundojë gjithçka”, u shpreh Arifi.

LVV-ja dhe LDK-ja – e vetmja që ka pranuar të bisedojë me fituesen e zgjedhjeve për një marrëveshje për presidentin – nuk kanë treguar se cilët kanë qenë emrat e tjerë për të cilët është negociuar, para se të pajtoheshin për nominimin e Sejdiut.

Arifi vlerëson se, në rrethanat aktuale, kurdo që LVV-ja dhe LDK-ja iu kthehen negociatave, kandidimi i një deputeti të LDK-së për president, që është i pranueshëm për të gjithë deputetët dhe për LVV-në, do të ishte zgjidhja më praktike për të përmbyllur krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur të ecë nga 13 shtatori, kur Kuvendi shpalli të mbyllur konstituimin, ndonëse Albulena Haxhiut më 4 tetor i mbaron mandati si ushtruese e detyrës së presidentit./REL

 

kosove lvv ldk rel

Sondazh

Poll

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte