E martë, 15 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, reagon Rama: Përsëri Tirana pa kokë! Askush s’do t’ia dijë për koston e kryeqytetit

Ilustrim · Vizion Plus

 Kryeministri Edi Rama  ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë, e cila la në burg kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Me anë të një postimi, Rama shkruan se Tirana vijon të jetë “pa kokë”.

“Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq! Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë. Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur: Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.