Ndarja nga jeta e Flora Brovinës/ Qendra "Gjenocidi në Kosovë": Ajo la gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kujtesën tonë

15 Shtator 2026, 15:50Kulturë TEMA
Ndarja nga jeta e Flora Brovinës/ Qendra "Gjenocidi në

Ditën e sotme është ndarë nga jeta humanistja, mjekja, poetja dhe veprimtarja e njohur nga Kosova, Dr. Flora Brovina.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta, duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e Brovinës.

“Kosova humbi një grua të jashtëzakonshme, humaniste, mjeke, poete dhe veprimtare të palodhshme, e cila me guximin dhe përkushtimin e saj la gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kujtesën tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Sipas Qendrës, Flora Brovina ishte një mbështetëse e kauzës së saj për drejtësinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ishte gjithashtu ndër të parat që mbështeti iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhej simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra u ka shprehur ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të Flora Brovinës. A.K./TemA

Lini një Përgjigje