web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngërçi me pagat e magjistratëve/ Gjyqtari: Kuvendi po flinte gjumë, Kushtetuesja thotë të zbatohen vendimet e mia

15 Shtator 2026, 15:54, Aktualitet CNA

Ngërçi me pagat e magjistratëve/ Gjyqtari: Kuvendi po flinte

Gjyqtari Gerd Hoxha në Komisionin e Ligjeve ka folur për çështjen e pagave dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat në sistemin e drejtësisë.

Sipas Hoxhës, nëse Gjykata Kushtetuese do të aktivizonte formulën e re atëherë do të hynte direkt në fuqi neni 138 i Kushtetutës.

Hoxha tha se tashmë gabimi është bërë dhe duhet t'u kërkohet falje shqiptarëve se Kuvendi ishte në gjumë.

Gjyqtari Hoxha tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka thënë se nëse Kuvendin e zë gjumi, vendimet e saj të zbatohen automatikisht se Kuvendi ka zgjedhur të mos veprojë.

“Nëse Gjykata Kushtetuese do të përdorte formulën e re atëherë është aktivizuar neni 138 i Kushtetutës. Tani e keni bërë gabimin dhe tani duhet të gjeni përgjegjësi. Nuk u thoni shqiptarëve na falni se gabuam, po flinim gjumë. Gjykata Administrative nuk ka caktuar vetë pagat, ka kërkuar të ekzekutohet vendimi i KLGJ-së që materializoi vendimin 15 të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se nëse Kuvendin e zë gjumi, këto vendimet e mia zbatohen automatikisht se Kuvendi ka zgjedhur të mos veprojë”, tha gjyqtari Gerd Hoxha./ CNA





Lajmet e fundit nga