web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Për Zotin qenke rehat. Vetëm trego formulën"/ Manja, batuta me gjyqtarin Pëllumbi

15 Shtator 2026, 15:53, Politikë CNA

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën, ku po diskutohet paga e magjistratëve, nuk kanë munguar as batutat.

Ka qenë një deklaratë e gjyqtarit të posaçëm Engert Pëllumbi që ka ngjallur reagimin e kreut të Ligjeve, Manja.

Pëllumbi tha se nuk i lexon fare komentet për të në rrjetet sociale, ndërsa Manja iu përgjigj duke i thënë se ka rënë rehat dhe i kërkoi t’u tregojë formulën se si e ka arritur këtë gjë.

 

Pëllumbi: Nuk ndihem i kërcënuar. Unë nuk i ndjek fare rrjetet sociale.

 

Manja: Për Zotin qenke rehat. Më dëgjo mua, vetëm trego formulën si e ke arritur. Se paske rënë rehat./CNA





Lajmet e fundit nga