web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet presioni te Juventus-i, Spalletti në rrezik

15 Shtator 2026, 15:45, Sport CNA

Rritet presioni te Juventus-i, Spalletti në rrezik

Juventus-i nuk po bind në startin e sezonit dhe pas humbjes ndaj Sassuolo-s është rritur presioni mbi Luciano Spalletti-n. Pas katër ndeshjeve të para, bardhezinjtë kanë grumbulluar dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Pavarësisht këtij bilanci, drejtuesit për momentin nuk po mendojnë për një ndryshim në stol dhe duan t’i japin Spalletti-t kohë për të ndërtuar skuadrën.

Juventus-i do të luajë më 17 shtator ndaj Nijmegen në Europa League dhe më pas do të presë Atalantën e Maurizio Sarri-t në kampionat.

Spalletti po shqyrton ndryshime taktike për t’i dhënë skuadrës më shumë ekuilibër dhe kontroll në mesfushë.

Mungesa e Locatelli-t ka nxjerrë në pah problemet në mesfushë, ndërsa një rol më i lirë për MekKenni-n mund të jetë një alternativë.

Në sulm, Kolo Muani mbetet zgjedhja kryesore, por Juventus-i kërkon më shumë gola dhe intensitet.





Lajmet e fundit nga