Rama bën të keqardhurin për Veliajn: I prenë kokën Tiranës

Rama bën të keqardhurin për Veliajn: I prenë kokën Tiranës

15:50, 15/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së lartë për të lënë në qeli, kryebashkiakun Erion Veliaj, duke i qarë hallin publikisht kryebashkiakut të Tiranës, megjithëse urdhëroi këshillin bashkiak ta shkarkonte.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të keqardhurin me Veliajn, publikisht, duke thënë se nuk kundërshton vendimet  e gjykatave, megjithëse në rastin e Belinda Ballukut, e mori ne mbrojtje nga drejtësia dhe nuk lejoi arrestimin e saj. 

Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!

Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli - madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë. Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:

Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik" shkruan Rama në X. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco