Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rifillimi i shkollës, Policia e Fierit kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve

    Shtohen rastet me kancer të gjakut, hematologu Ivanaj: Çdo vit diagnostikohen 55 raste të reja

    Stadiumet e finaleve të Champions-it/ “Allianz Arena” rikthehet pas 3 viteve, shpërblehet edhe “Camp Nou”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rifillimi i shkollës, Policia e Fierit kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve
    Aktualitet

    Rifillimi i shkollës, Policia e Fierit kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve

    September 15, 2026
    Rifillimi i shkollës, Policia e Fierit kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve

    Me nisjen e vitit të ri shkollor, policia ka nistur me zbatimin e masave për sigurinë e nxënësve. Në Fier uniformat blu kanë ushtruar kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e specializuar të nxënësve nëpër shkollat publike dhe jopublike.

    Po ashtu vëmendje i është kushtuar drejtuesve të automjeteve në lidhje me përdorimin e alkoolit ndërsa janë duke transportuar nxënës.

    Njoftimi i policisë:

    Me fillimin e vitit të ri shkollor dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e sigurisë në shkolla, shërbimet e Policisë Rrugore të Qarkut Fier kanë ushtruar kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e specializuar të nxënësve nëpër shkollat publike dhe jopublike.

    Kontrollet e kryera kanë si qëllim parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe garantimin e sigurisë së transportit të nxënësve në shkolla.

    Vëmendje e veçantë i kushtohet respektimit të rregullave dhe kushteve të transportit të specializuar, dokumentacionit përkatës, përdorimit të alkoolit, si dhe çdo detyrimi tjetër ligjor nga drejtuesit e mjeteve të transportit të specializuar.

    Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Fier, me qëllim parandalimin e shkeljeve që mund të cenojnë sigurinë e nxënësve.

    Gjithashtu, qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo çdo parregullsi të konstatuar gjatë transportit publik, duke kontribuar në parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë.

    Policia Rrugore e Qarkut Fier apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.

    kontrolle ndaj mjeteve policia e fierit Rifillimi i shkollës transporti i nxënësve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rifillimi i shkollës, Policia e Fierit kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve

    September 15, 2026

    Shtohen rastet me kancer të gjakut, hematologu Ivanaj: Çdo vit diagnostikohen 55 raste të reja

    September 15, 2026

    Stadiumet e finaleve të Champions-it/ “Allianz Arena” rikthehet pas 3 viteve, shpërblehet edhe “Camp Nou”

    September 15, 2026

    U kap me 297 doza kokainë dhe heroinë, në pranga 21-vjeçari

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.