15 Shtator 2026, 16:00
Nga E. D

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sekuestrimin e 41 kilogramëve kokainë, me vlerë rreth 2 milionë euro, në Portin e Durrësit. Sasia e drogës u zbulua brenda një kontejneri të ardhur nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit zyrtar transportonte mish pule.
Ngarkesa ishte porositur nga kompania “diMAL”, në pronësi të biznesmenit Mondi Goxha. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të kontejnerit u konstatuan 37 paketime me lëndë narkotike, të vendosura në pjesën e kapakëve të jashtëm dhe të mbështjella me ngjyra të ndryshme.
Nga analizat rezultoi se bëhej fjalë për kokainë, me peshë totale rreth 41 kilogramë. Deri në këtë fazë nuk është raportuar për arrestime apo procedime penale lidhur me transportin e kësaj sasie kokaine. Më 11 mars 2025, “Dimal” kishte importuar nga Brazili rreth 8 tonë mish pule, i cili rezultoi i kontaminuar me salmonelë dhe më pas produkti ishte shpërndarë në treg përmes kompanisë “diMAL”.
Hetimi pritet të përcaktojë se si është futur droga në ngarkesë, kush e ka organizuar transportin dhe nëse personat që kanë porositur apo administruar mallin kanë pasur dijeni për praninë e lëndës narkotike. Ndërkohë, një tjetër element i rëndësishëm lidhet me origjinën e ngarkesës.
Importi i mishit të pulës nga Brazili është ndaluar në Shqipëri dhe në vendet e Bashkimit Evropian që prej 3 shtatorit, çka e bën edhe më të rëndësishme verifikimin e plotë të dokumentacionit dhe itinerarit të kësaj ngarkese.
Në këtë fazë, mbetet për tu sqaruar nëse bëhet fjalë për përdorimin e kompanisë si pjesë e një skeme trafiku narkotikësh apo nëse droga është vendosur në kontejner pa dijeninë e subjektit importues./Dosja.al
dimal
Aktualitet
15 Shtator 2026, 14:44
E.d
Alket Rizai
GREQI- Alket Rizai, krimineli shqiptar në Greqi i cili është dënuar për tre vrasje dhe është arratisur ...
Aktualitet
15 Shtator 2026, 13:54
E.d
Merita 34 vjeçare që u mbajt peng për 45 ditë
ROSOKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e cila...
Aktualitet
15 Shtator 2026, 13:44
I.A
Iute
TIRANË- Vitin e kaluar Iute në Shqipëri pagoi 1.1 miliardë lekë ose 11.4 milionë euro shpenzime për mëmën...
Aktualitet
15 Shtator 2026, 13:00
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një shqiptar, i cili kishte shumë precedentë penalë dhe me nj&eum...
Aktualitet
15 Shtator 2026, 11:55
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Gert ‘Gjenerali’, një personazh i njohur i kronik&eu...
Aktualitet
15 Shtator 2026, 11:40
I.A
BELGJIKË- Policia belge ka arrestuar tetë persona në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të...
Aktualitet
15 Shtator 2026, 11:46
E.d
Foto ilusturese
TIRANA- Policia ka arrestuar ditën e sotme në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite në Shqipë...
Aktualitet
15 Shtator 2026, 11:32
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u shoqërua nga diskutime në lid...
Aktualitet
15 Shtator 2026, 11:22
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një 14-vjeçar është dhunuar për disa ...
Aktualitet
15 Shtator 2026, 11:20
I.A
Protesta
TIRANË- Protestuesit që ndodheshin jashtë Gjykatës së Lartë kanë shpërthyer në thirrje kundër kr...