E martë, 15 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Ilustrim · Vizion Plus

Rreth 13 persona u plagosën nga sulmet me raketa balistike dhe dronë që rebelët Huthi të Jemenit që mbështeten nga Irani lëshuan ndaj Arabisë Saudite. Riadi u kundërpërgjigj me më shumë se 50 sulme ajrore ndaj zonave ku janë të përqendruar rebelët dhe u zotua të mbrojë sovranitetin e tij dhe të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme operacionale deri në ndaljen e veprimeve armiqësore dhe ekstremistë, siç i cilësoi ai sulmet e rebelëve.

Huthët e Jemenit, rivalë dhe kundërshtarë të forcave të qeverisë së atij vendi që mbështetet nga sauditët, kanë marrë nën kontroll bregdetin jemenas në detin e kuq si dhe ngushticën e Bab al Mandeb që mori një rëndësi të veçantë për transportin ndërkombëtar detar pas mbylljes së ngushticës së Hormuzit, dhe kanë paralajmëruar se nuk garantojnë sigurinë e mjeteve detare të Arabisë saudite që lundrojnë atje.

Huthët kanë shënjestruar edhe infrastrukturën e naftës në mbretërinë saudite që është  eksportuesja më e madhe e naftës së papërpunuar në botë, çka ka çuar çmimet e naftës në mbi 100 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës së pa përpunuar u rrit të martën në mëngjes me 1.6 për qind, duke kapur shifrën e 107.37 dollarëve për fuçi, ndërsa ai i naftës amerikane të West Texas Intermediate  me 1.82 për qind duke u shitur me 103.24 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.