Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nisin punimet në Bypassin e Elbasanit, Karakaçi në terren: I jep zgjidhje trafikut të krijuar në autostradën Tiranë-Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Nisin punimet në Bypassin e Elbasanit, Karakaçi në terren: I
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi këtë të martë ka mbikëqyrur punimet që po zhvillohen në bypassin e Elbasanit, ku deklaruar se ky aks do të jetë autostradë e kategorisë A.

Karakaçi më tej ka deklaruar se përfundimi i këtij aksi do t’i japë fund trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe gjatë sezonit turistik. Sa i përket punimeve, ministri ka deklaruar se po ecin mirë, ndërsa pritet tenderimi për pjesën tjetër aksit.

Sipas tij, ky aks i jep zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri.

Karakaçi: Kemi filluar punimet në bypassin e Elbasanit. Për ta konkretizuar është pjesa ku fillon hinka e autostradës Tiranë - Elbasan. Do të jetë autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standardeve që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan.

I japim zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik. Dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë - Elbasan tashmë ka filluar nga punimet.

Punimet janë duke ecur mirë për shkak se edhe kantieri është i hapur nga shpronësimet e bëra që më herët. Në këtë fazë jemi në 3 kilometrat e parë që përfundojnë diku te kombinati metalurgjik i Elbasanit, ndërkohë që kemi në prokurim po ashtu në vitin pasardhës pjesën vijuese deri afër Peqinit.

Pse ka rëndësi ky projekt? Kemi vazhdimin e autostradës Tiranë - Elbasan. Bëjmë ndarjen e trafikut ndërmjet pjesës juglindore të Shqipërisë dhe pjesës jugore të Shqipërisë, por po ashtu bëjmë ndërlidhjen ndërmjet autostradës Tiranë - Elbasan, bypassit të Elbasanit, si dhe dalim në vazhdimin e korridorit Elbasan - Qafë Thanë, duke i dhënë dhe një zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese