SYRI TV/ Debate për pagat e gjyqtarëve në komisione, Bardhi: S’mund t’i trajtojmë me lëmoshë gjyqtarët

16:14, 15/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drafti i Partisë Socialiste për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përplasur mazhorancën me opozitën dhe institucionet e drejtësisë. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi propozimin antikushtetues dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës thanë se përcaktimi i formulës së pagave i takon Parlamentit. Edhe Unioni i Gjyqtarëve e kundërshtoi draftin, duke paralajmëruar ankimimin e tij nëse miratohet.

Syri tv

Drafti i paraqitur nga Partia Socialiste për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka hasur me kundërshtimin e opozitës dhe të institucioneve të drejtësisë. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi në komisionin e ligjeve dhe se propozimi i mazhorancës është anti-kushtetues dhe nuk respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë përfaqësuesit e mazhorancës thanë se formula e përcaktimit të pagës i lihet në dorë parlamentit.

Në të njëjtën linjë me kreun e grupit të PD ishte dhe kryetar i unionit të gjyqtarëve të Shqipërisë. Ai e cilësoi propozimin si anti kushtetues dhe tha se nësë propozimi i shumicës do miratohet do të ankimohet sërish. Ndërkohë Mirela Bogdani tha se rritja në propozimin e Ps është e pamjaftueshme.

Prej disa javësh gjykatat në vend kanë hyrë në kolaps për shkak se gjyqtarët dhe punonjësit kanë bojkotuar punën pasi janë pa paga për shkak të mos zbatimit të vendimit të kushtetueses nga qeveria.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco