Turizmi nxit konsumin, tregtia rritet 6.8%, shitjet e karburanteve shtohen 8.4%
Tregtia me pakicë ka shënuar një rritje prej 6.8% në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025-ës. Rritjen më të madhe e kanë dhënë artikujt jo-ushqimorë, hidrokarburet dhe produktet ushqimore, duke konfirmuar një ecuri pozitive të shitjeve me pakicë.
Tregtia me pakicë ka vijuar rritjen gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, me volumin e shitjeve plus 6.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë arriti në 125 pikë. Edhe në raport me tremujorin e parë të vitit, pas përshtatjes sezonale, volumi i shitjeve shënoi një rritje prej 1.6%.
Rritja është shënuar si në shitjet e karburanteve, ashtu edhe në aktivitetet e tjera të tregtisë me pakicë. Pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve u rrit me 6.3% në terma vjetorë, ndërsa tregtia e hidrokarbureve në njësi të specializuara u rrit me 8.4%.
Kontributin më të madh në rritjen e përgjithshme e kanë dhënë artikujt jo-ushqimorë, me 2.7 pikë përqindje. Pas tyre renditen hidrokarburet, me 2.1 pikë përqindje, ndërsa ushqimet, pijet dhe duhani kanë kontribuar me 2 pikë përqindje.
Në bazë të kategorive, shitjet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit u rritën me 6%, ndërsa artikujt jo-ushqimorë shënuan një rritje prej 6.4% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025.
Edhe në terma tremujorë, tregtia me pakicë ka vijuar të zgjerohet. Artikujt jo-ushqimorë u rritën me 1.9%, ndërsa shitjet e hidrokarbureve me 2.1% krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.
Të dhënat e INSTAT tregojnë kështu një ecuri pozitive të konsumit dhe aktivitetit të shitjeve me pakicë gjatë pjesës së parë të vitit 2026.
Strategic Group dhe Princi Naif Al Saud hapin epokë të re: Mbi 10 miliardë dollarë investime për Kosovën dhe Shqipërinë
Vendimi për Veliajn, Rama: Përsëri Tirana pa kokë, kryetari nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq
Gjykata e Brazilit miraton ekstradimin e Ervin Matës
- 16:24 Emigrantët dërgojnë 621 milionë euro në 6 muaj, remitancat në rekord
- 16:10 Përplasje mes fermerëve dhe forcave të sigurisë në Bukuresht, përdoret gaz lotsjellës (FOTO)
- 15:57 Marta Kos dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës pas funeralit të Ratko Mlladiçit
- 15:49 Kancelari gjerman: Rusia po ndërton nëndetëse për të goditur infrastrukturën nënujore
- 15:44 Strategic Group dhe Princi Naif Al Saud hapin epokë të re: Mbi 10 miliardë dollarë investime për Kosovën dhe Shqipërinë
- 15:38 Ndahet nga jeta Flora Brovina, Qendra “Gjenocidi në Kosovë”: Kosova humbi një grua të jashtëzakonshme