Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kush fshihet pas kokainës në Durrës? Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë

    Rifillimi i shkollës, Policia e Fierit kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve

    Shtohen rastet me kancer të gjakut, hematologu Ivanaj: Çdo vit diagnostikohen 55 raste të reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kush fshihet pas kokainës në Durrës? Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë
    Aktualitet

    Kush fshihet pas kokainës në Durrës? Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë

    September 15, 2026
    Kush fshihet pas kokainës në Durrës? Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë

    37 pakot me kokainë të kapura në Portin e Durrësit një ditë më parë (më 14 shtator) në hapësirat e jashtme të një kontejneri frigoriferik me mish pule, dyshohet se janë të lidhura me grupin e Gerd Gjinararit, i njohur si “Gjenerali”, i arrestuar pak muaj më parë në Belgjikë. Njoftimi u bë nga autoritetet belge të cilat goditën po dje grupin e shqiptarëve të përfshirë në trafikun e kokainës.

    ***

    Në Shqipëri, 37 pakot e kokainës së gjetura të hënën, në kontejnerin që transportonte mish pule nga Brazili, kanë mbetur jetime, pa asnjë të dhënë mbi destinacionin apo personat që fshihen pas ngarkesës.

    Por në të njëjtën ditë që ajo u zbulua në portin e Durrësit, në Belgjikë autoritet e atjeshme njoftonin për goditjen e një grupi shqiptar të trafikut të kokainës, në Antwerp, falë një hetimi në bashkëpunim me disa vende, që kishte çuar dhe në kapjen e drogës në Shqipëri.

    Lidhjen mes dy ngjarjeve e bën vetë zëdhënësi i Prokurorisë së Antwerpit, Kristof Aerts.

    “Si pjesë e hetimit, u zhvillua një bashkëpunim i ngushtë me vendet e tjera dhe me Europolin. Kjo mund të rezultojë në arrestime jashtë vendit. Pas ndërhyrjes, një ngarkesë prej 37 kilogramësh kokainë u sekuestrua në Shqipëri, në një kontejner frigoriferik”, tha Kristof Aerts, zëdhënësi i Prokurorisë së Antwerp-it.

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se çështja është referuar në SPAK, i cili pritet të marrë në vijim hetimin e plotë. Kokaina e nisur nga Brazili, kishte kaluar më parë tranzit përmes Greqisë.

    Në Antwerp, grupi i narkotrafikantëve të goditur, rezulton të jetë i lidhur me një personazh të njohur të botës së krimit në Shqipëri, Gerd Gjinarari, i arrestuar po në Belgjikë në muajin qershor. Tetë pjesëtare të grupit përfunduan në pranga, mes tyre një 48-vjeçar shqiptar, i dyshuar si ndërmjetës mes grupeve kriminale në Shqipëri dhe Amerikës Latine. Sipas hetuesve belgë, ai siguronte lidhjet për importimin e sasive të mëdha të kokainës, përmes portit të Antwerp-it, dhe kishte komunikime edhe me grupe të trafikut të drogës në Evropë e deri në Australi.

    Emri i tij mbetet akoma mister, por ai rezulton të ketë qenë në kontakt pikërisht me Gerd Gjinararin, një personazh me një të kaluar të hershme kriminale. Ai ishte 23 vjeç kur në vitin 1997 vrau Naim Zyberin në një spital në Milano, dhe bashkë me disa vepra penale u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Milanos, vendim i formës së prerë që prej vitit 2001. Në 2014-ën u soll në Shqipëri për vijimin e dënimit, dhe në shkurt 2019 u lirua me kusht nga gjyqtari Markelian Kuqo në Korçë, vetëm pak kohë pasi u transferua në burgun e Drenovës. Kur Apeli pak javë më vonë vendosi rikthimin e tij qeli, ishte arratisur.

    Belgjikë Durrës grupi i Gerd Gjinararit kokainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kush fshihet pas kokainës në Durrës? Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë

    September 15, 2026

    Rifillimi i shkollës, Policia e Fierit kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve

    September 15, 2026

    Shtohen rastet me kancer të gjakut, hematologu Ivanaj: Çdo vit diagnostikohen 55 raste të reja

    September 15, 2026

    Stadiumet e finaleve të Champions-it/ “Allianz Arena” rikthehet pas 3 viteve, shpërblehet edhe “Camp Nou”

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.