Gjykata e Tiranës
Dy muaj pasi u arrestua pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar, turku Barkay Gulbas do të ekstradohet drejt Zvicrës. Ky është vendimi që ka marrë këtë të martë Gjykata e Tiranës.
Mësohet se Gulbas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë në Zvicër.
Edhe pse mbrojtja e shtetasit turk i kërkoi Gjykatës të shkonte në Turqi, pasi edhe në vendin e tij ka disa çështje, kërkesa nuk është pranuar.
Tashmë pritet që të plotësohen të gjitha dokumentet dhe Barkay Gulbas do të ekstradohet në Zvicër, ku do të përballet me drejtësinë atje.
Sondazh
Poll
