web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafiku, “makthi” i qytetarëve që i drejtohen Juglindjes/ Nisin punimet në bypassin e Elbasanit

15 Shtator 2026, 16:37, Aktualitet CNA

Trafiku, “makthi” i qytetarëve që i drejtohen Juglindjes/

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka bërë me dije se kanë nisur punimet në bypassin e Elbasanit, në pjesën ku fillon hinka e autostradës Tiranë-Elbasan.

Karakaçi ka deklaruar se më këtë ndërhyrje do t’i jepet zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik. Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë - Elbasan tashmë ka filluar nga punimet.

Sipas Karakaçit ky projekt është i rëndësishëm pasi bëhet ndarja e trafikut ndërmjet pjesës juglindore të Shqipërisë dhe pjesës jugore të Shqipërisë, por po ashtu bëhet ndërlidhja ndërmjet autostradës Tiranë - Elbasan, bypassit të Elbasanit, si dhe shkon në vazhdimin e korridorit Elbasan - Qafë Thanë, duke i dhënë dhe një zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri.

“Kemi filluar punimet në bypassin e Elbasanit. Për ta konkretizuar është pjesa ku fillon hinka e autostradës Tiranë - Elbasan. Do të jetë autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standardeve që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan.

I japim zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik. Dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë - Elbasan tashmë ka filluar nga punimet.

Punimet janë duke ecur mirë për shkak se edhe kantieri është i hapur nga shpronësimet e bëra që më herët. Në këtë fazë jemi në 3 kilometrat e parë që përfundojnë diku te kombinati metalurgjik i Elbasanit, ndërkohë që kemi në prokurim po ashtu në vitin pasardhës pjesën vijuese deri afër Peqinit.

Pse ka rëndësi ky projekt? Kemi vazhdimin e autostradës Tiranë - Elbasan. Bëjmë ndarjen e trafikut ndërmjet pjesës juglindore të Shqipërisë dhe pjesës jugore të Shqipërisë, por po ashtu bëjmë ndërlidhjen ndërmjet autostradës Tiranë - Elbasan, bypassit të Elbasanit, si dhe dalim në vazhdimin e korridorit Elbasan - Qafë Thanë, duke i dhënë dhe një zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri”, tha Karakaçi./ CNA





Lajmet e fundit nga