15 Shtator 2026, 16:38
Nga E. D
Daniel Lawton
SHBA- Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka deklaruar se SHBA, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare po punojnë për të goditur organizatat kriminale transnacionale shqiptare. Duke folur përpara Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Lawton ka shpalosur zyrtarisht strategjinë e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump për Ballkanin Perëndimor.
"Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. Një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA”, u shpreh Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit.
Ai bëri me dije se strategjia e re e Uashingtonit mbështetet mbi tri shtylla kryesore: ruajtja e stabilitetit, avancimi i interesave ekonomike të biznesit amerikan dhe lufta pa kompromis ndaj kërcënimeve të sigurisë.
“Shtylla e tretë është bashkëpunimi me partnerët për t’iu kundërvënë kërcënimeve, përfshirë organizatat kriminale transnacionale ballkanike që bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartelet e Hemisferës Perëndimore që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara”, nënvizoi ai.
Më tej, diplomati amerikan nënvizoi përkushtimin ndaj sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa shprehu shqetësim për vonesat institucionale në Prishtinë dhe veprimet e tepruara policore ndaj popullsisë serbe./Dosja.al
daniel lawton
Politike
15 Shtator 2026, 16:30
E. D
Daniel J. Lawton
SHBA- Daniel J. Lawton, zv.ndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ...
Politike
15 Shtator 2026, 16:28
G.M
Enea Karakaçi
ELBASAN- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka bërë një njoftim në lidhje m...
Politike
15 Shtator 2026, 15:33
G.M
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me ish-presidenten, Vjosa Osmani, gjatë takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti, dhe zyrtarin e l...
Politike
15 Shtator 2026, 15:20
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në qeli kryebashkiakun E...
Politike
15 Shtator 2026, 14:55
I.A
DASH
SHBA- Administrata amerikane e Donald Trump vijon ta ketë në fokus luftën kundër karteleve të drogës dhe organizatave kr...
Politike
15 Shtator 2026, 14:55
E. D
Ilir Panda
TIRANË- Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, ka kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve formulën e ...
Politike
15 Shtator 2026, 14:10
E. D
TIRANË- Në komisionet parlamentare po vijon shqyrtimi i nismës së PS-së për ndryshimin e formulës së pagës r...
Politike
15 Shtator 2026, 14:22
E.d
Toni Gogu, Sokol Saudushi dhe Saimir Korreshi
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu j...
Politike
15 Shtator 2026, 13:50
E.d
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ka kërkuar gjykat&e...
Politike
15 Shtator 2026, 13:25
E.d
Toni Gogu
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka folur në lidhje me pagat e gjyqtarëve, duke thënë se vonesa e...