• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debati te Ligjet/ Ulsi Manja nuk lejon të flasë kreun e Unionit të Gjyqtarëve: Fikini mikrofonin

16:34 : 15/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Një debat i tensionuar është zhvilluar sot në Komisionin e Ligjeve mes kryetarit të tij, Ulsi Manja, dhe kreut të Unionit të Gjyqtarëve të, Gerd Hoxha.

Përplasja nisi pasi Hoxha kërkoi të shprehte qëndrimin e Unionit edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbi pagat e gjyqtarëve, ndërsa Manja e orientoi të fokusohej te projektligji që po shqyrtohej.

Debati u përshkallëzua me replika, deri në momentin kur Manja urdhëroi fikjen e mikrofonit të Hoxhës, duke i thënë: “Ky është Kuvendi i Shqipërisë dhe është sovrani”.

Pjesë nga debati: 

Manja: Zoti Hoxha e ka fjalën, për të dhënë edhe ai, në emër të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, qëndrimin në lidhje me, të bëjmë një saktësim, me projektligjin, jo me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendimi i saj e ka thënë çfarë ka për të thënë vetë, ne duam një qëndrim tuajin me projektligjin që diskutuam sot.

Lexo edhe:

‘Dreka’ ndërpret mbledhjen e Ramës në Pogradec, Manja ‘kapet’ me pjatë në dorë

Lura në flakë, Manja ndez “zjarrin” me Prokurorinë: Nëse zvarriteni, do t’ju verifikojnë

Hoxha: Tani nëse na keni thirrur këtu, do na respektoni dhe do ta dëgjoni çfarë do të themi.

Manja: Jo jo, ju thoni çfarë të doni…

Hoxha: Në qoftë se do të më orientosh se si do diskutoj, më vjen keq, por nuk është kjo. Ne iu respektuam të gjithëve ju, ftesa erdhi 15 minuta përpara, nuk ishte aspak serioze, por për të respektuar Kuvendin, popullin shqiptar, magjistratët dhe Kushtetuesen, ne erdhëm sot këtu për të dhënë mendimet tona. Se çfarë do të diskutojmë ne, brenda kuadrit ligjor, atë e dimë ne, kështu që do t’iu lutesha të na dëgjoni. Do flasim për vendimin e Kushtetuese, ku është zanafilla. Nuk mund të shkojmë të flasim për degët, kur kemi prerë pemën. Nëse e pret pemën, degët bien në tokë, kështu që, ju lutem, na lini të flasim.

Manja: Zoti Hoxha, t’i ndajmë gjërat, ky është Kuvendi i Shqipërisë dhe është sovrani.

Hoxha: Po patjetër!

Manja: Ne kemi shumë respekt për pushtetin që ju përfaqësoni.

Hoxha: Na respektoni se na keni ftuar si miq.

Manja: Të lutem, të lutem, fikeni mikrofonin, nuk regjistron. Ne kemi shumë respekt për ju. Edhe nuk ua kufizojmë të drejtat, shumë faleminderit që keni ardhur, do iu dëgjojmë me shumë vëmendje, fol çfarë të duash, shpreh opinionin në emër të Unionit të Gjyqtarëve, por jo me këtë gjuhë me sovranin, të lutem.

Hoxha: Gjuha ishte me shumë edukatë, në të njëjtin intonacion si ju…

Manja: Shiko, ju nuk mund të interpretoni fjalët e mija, unë kam gjatë durimin sot, edhe si kryetar komisioni, por edhe kolegët e mijë deputet, t’iu dëgjojmë deri në fund. Ju jepni opinionin tuaj se unë nuk orientoj çfarë do të thoni. Unë sot ju kam thirrur për projektligjin, për këtë ishte ndërhyrja ime, ju mund të thoni çfarë të doni, kështu që merrni fjalën, keni të gjithë kohën në dispozicion.

Etiketa: Gerd HoxhaKomisioni i ligjeveUlsi Manja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Dreka’ ndërpret mbledhjen e Ramës në Pogradec, Manja ‘kapet’ me pjatë në dorë

16:31 : 23/08/2026
AKTUALITET

Lura në flakë, Manja ndez “zjarrin” me Prokurorinë: Nëse zvarriteni, do t’ju verifikojnë

22:46 : 14/08/2026
AKTUALITET

Luftë klanesh në PS/ Rama i ul kokën Çuçit, KPP nën kontrollin e njeriut të Ulsi Manjës

18:26 : 23/07/2026
AKTUALITET

“Po ne pse s’na dha biletë partia”/ Korreshi ironizon koncertin e Kanye West: Me 2 mln lekë këndonte gjithë Myzeqeja

13:44 : 21/07/2026
AKTUALITET

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjiknuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
Para

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin, zyrtari i lartë i DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet

TË GJITHA

“Diplomacia e dollarit” vjen në Shqipëri/ Si u hapën dyert për Kushnerin

16:49 : 15/09/2026

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

16:47 : 15/09/2026

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin, zyrtari i lartë i DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet

16:38 : 15/09/2026

Debati te Ligjet/ Ulsi Manja nuk lejon të flasë kreun e Unionit të Gjyqtarëve: Fikini mikrofonin

16:34 : 15/09/2026

Gjykata e Brazilit miraton ekstradimin e Ervin Matës

16:32 : 15/09/2026

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

16:26 : 15/09/2026

I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e turkut në Zvicër

16:12 : 15/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com