web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet/ Lawton: Kemi dyshime se do të ketë ndërhyrje të kriminelit të luftës

15 Shtator 2026, 16:47, Kosova & Bota CNA

Zgjedhjet/ Lawton: Kemi dyshime se do të ketë ndërhyrje të

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka dëshmuar përpara Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Lawton ka shpalosur zyrtarisht programin e administratës Trump për Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij, Lawton u ndal te dialogu Kosovë-Serbi, për të cilin tha se  SHBA i nxit liderët politkë të dy vendeve për t’iu rikthyer bisedimeve.

Më tej, Lawton foli dhe për njohjen e Kosovës, për të cilën tha se SHBA mbështet njohjen ndërkombëtare.

 

“SHBA mbështet njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Rikthimi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte me shumë rëndësi në mbrojtjen tonë për njohje. I nxisim lidert politikë të rikthehen në bisedime. Do të shohim dhe mënyrën se siu do të ecim përpara në këtë aspekt”, tha Lawton.

 

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit foli gjithashtu dhe për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

Zgjedhje për të cilat tha se SHBA ka dyshime që nuk do të jenë të lira pasi dyshohet se do të ketë ndërhyrje nga Putin, të cilit Lawton iu referua si kriminel lufte.

“Kemi dyshime që zgjedhjet e 25 tetorit nuk do të jenë të lira. Ka dyshime që do të ketë ndërhyrje të kriminelit të luftës Putin”, tha Lawton./CNA





Lajmet e fundit nga