Publicisti dhe analisti Ylli Dylgjeri nuk e ka kyrsyer ironinë ndaj krebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta lënë sërish me masën e sigurisë ‘arrest në burg’.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dylgjeri shkruan me ironi: ‘Shyqyr që na shpëtoi Berti’, teksa i referohet gatishmërisë së aktorit Robert Ndrenika për të bërë burg në vend të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
‘Edhe Ndrenika të hynte për të bërë burgun e Veliajt do ta kishin lënë prap brenda Gjykata...’, shkruan Dylgjeri, duke e përmbullur me togfjalëshin: ‘Gjysma e të keqes, na shpëtoi Berti’.
Statusi:
Shyqyr që na shpëtoj Berti!
Edhe Ndrenika të hynte për të bërë burgun e Veliajt do ta kishin lënë prap brënda Gjykata...
Gjysma e të keqes, na shpëtoj Berti.
© SYRI.net
Berisha: Lufta kundër karteleve dhe mbrojtja e zgjedhjeve të lira, kryefjala e partneritetit me aleatët tanë amerikanë
SYRI TV/ Kroacia mbështet protestat në Tiranë, ambasadori kroat flet nga Pogradeci: Është mesazh për qeverinë
Daniel Lawton: Po punojmë për të goditur në Shqipëri organizatat kriminale transnacionale