AKTUALITET /

Kokaina e fshehur tek pulat e AMG Food, e grupit të Gert “gjeneralit”? Belgët zbardhin enigmën e 37 pakove të kapura në Portin e Durrësit

Pas ndërhyrjes, një ngarkesë prej 37 kilogramësh kokainë u sekuestrua në Shqipëri, në një kontejner frigoriferik”, tha Kristof Aerts, zëdhënësi i Prokurorisë së Antwerp-it, shkruan Pzc.nl.

Shkruar nga Versus

Kokaina e fshehur tek pulat e AMG Food, e grupit të Gert

Zbulohet kush qëndron pas sasisë prej 37 pakove me kokainë të fshehura në kontejnerin frigoriferik me mish pule të AMG Food që u kapën një ditë më parë në Portin e Durrësit.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të Prokurorisë së Antwerpit, Kristof Aerts, pas kësaj sasie malli qëndron grupi i Gerd Gjinararit, i njohur si “Gjenerali”, i arrestuar pak muaj më parë në Belgjikë.

Në deklaratën e tij, Aerts duke njoftuar goditjen e një grupi shqiptar të trafikut të kokainës në Antëerp tha se “si pjesë e hetimit, u zhvillua një bashkëpunim i ngushtë me vendet e tjera dhe me Europolin.

“Kjo mund të rezultojë në arrestime jashtë vendit. Pas ndërhyrjes, një ngarkesë prej 37 kilogramësh kokainë u sekuestrua në Shqipëri, në një kontejner frigoriferik”, tha Kristof Aerts, zëdhënësi i Prokurorisë së Antwerp-it, shkruan Pzc.nl.

Çështja është referuar në SPAK, i cili pritet të marrë në vijim hetimin e plotë. Kokaina e nisur nga Brazili, kishte kaluar më parë tranzit përmes Greqisë.

Në Antwerp, grupi i narkotrafikantëve të goditur, rezulton të jetë i lidhur me një personazh të njohur të botës së krimit në Shqipëri, Gerd Gjinarari, i arrestuar po në Belgjikë në muajin qershor.

Tetë pjesëtare të grupit përfunduan në pranga, mes tyre një 48-vjeçar shqiptar, i dyshuar si ndërmjetës mes grupeve kriminale në Shqipëri dhe Amerikës Latine.

Sipas hetuesve belgë, ai siguronte lidhjet për importimin e sasive të mëdha të kokainës, përmes portit të Antëerp-it, dhe kishte komunikime edhe me grupe të trafikut të drogës në Evropë e deri në Australi.

Emri i tij mbetet akoma mister, por ai rezulton të ketë qenë në kontakt pikërisht me Gerd Gjinararin, një personazh me një të kaluar të hershme kriminale.

Ai ishte 23 vjeç kur në vitin 1997 vrau Naim Zyberin në një spital në Milano, dhe bashkë me disa vepra penale u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Milanos, vendim i formës së prerë që prej vitit 2001.

Në 2014-ën u soll në Shqipëri për vijimin e dënimit, dhe në shkurt 2019 u lirua me kusht nga gjyqtari Markelian Kuqo në Korçë, vetëm pak kohë pasi u transferua në burgun e Drenovës. Kur Apeli pak javë më vonë vendosi rikthimin e tij qeli, ishte arratisur.

Poll