Kroacia mbështet protestat qytetare, ku prej më shumë se 100 ditësh kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama. Zlatko Kramariç u shpreh se të rinjtë do t’i japin fund tranzicionit në Shqipëri, ndërsa tha se protesta është mesazh për qeverinë dhe se ajo duhet ta dëgjojë. Diplomati kroat bëri thirrje që qeveria të heqë dorë nga ligjet selektive, ndërsa reformat të bëhen në dobi të qytetarëve.
Ambasadori i Kroacisë në Tiranë ka mbështetur protestat qytetare, që prej më shumë se 100 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ambasadori Zlatko Kramariç, teksa u dha kurajo të rinjve si gjenerata që do të sjellë fundin e tranzicionit, i bëri thirrje qeverisë që të dëgjojë mesazhin e protestës.
Gjenerata e re është ajo që do t’i japë fund tranzicionit shqiptar. Protesta është një e drejtë e qytetarëve. Këtu nuk është diskutimi, kanë apo jo të drejtë. Qytetarët duhet të jenë të lirë të shprehin nevojat e tyre. Ky është mesazh për qeverinë. Çdo qeveri duhet të marrë mesazhin që vjen. Në aspektin politik dhe me argumentet përkatëse. Kjo tregon se sa sensitivë janë njerëzit, të ndjeshëm, në aspektin ekologjik, në aspektin e qeverisjes, institucioneve etj.
Ai u shpreh gjithashtu se Shqipëria duhet të përmbushë reformat jo vetëm se i kërkon Bashkimi Europian, por sepse ato duhet të jenë të dobishme për qytetarët, ndërsa kërkoi që të hiqet dorë nga ligjet selektive.
Është ajo që kam diskutuar edhe me të rinjtë, që reformat nuk duhet të shikohen si tip gjobash, pra nuk duhet të shikohen si e kërkon Brukseli dhe duhet bërë, sepse mbi të gjitha janë qytetarët që jetojnë në këtë vend. Ndonjëherë ka nevojë dhe për kompromise, marrëveshje. Ndonjëherë të ndryshojë edhe ligji që të gjithë të ndihen të përfshirë, ligji nuk duhet të bëhet selektiv vetëm për një pjesë të qytetarëve. Është fjala që për dikë lejohet dhe për dikë nuk lejohet. Në këtë kontekst, këto reforma, procesi që kryhet nga BE-ja, janë në dobi të qytetarëve shqiptarë.
Nga Pogradeci, ku ishte në kuadër të një projekti për të rinjtë, të mbështetur nga ambasada e Kroacisë, diplomati dalmat dërgoi edhe një mesazh për krerët e UÇK-së, që presin vendimin e Hagës. Ai uroi që të mos dënohet asnjë prej ish-drejtuesve të UÇK-së, pasi, sipas tij, kjo nuk është në të mirë të Kosovës.
© SYRI.net
Berisha: Lufta kundër karteleve dhe mbrojtja e zgjedhjeve të lira, kryefjala e partneritetit me aleatët tanë amerikanë
Daniel Lawton: Po punojmë për të goditur në Shqipëri organizatat kriminale transnacionale
SYRI TV/ Debate për pagat e gjyqtarëve në komisione, Bardhi: S’mund t’i trajtojmë me lëmoshë gjyqtarët