LIVE UPDATES
Politike

"S’e diskutojmë standardin që kemi fituar"/ Gjyqtari Engert Pëllumbi: Projektligji i PS, tallje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ai theksoi se formula e propozuar nga Partia Socialiste është larg asaj të vendosur nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj. Gjyqtari i Apelit të GJKKO theksoi se formula e re ka hyrë në fuqi dhe është një standard që e kanë fituar, me të cilin nuk do të negociojnë.

15 Shtator 2026, 17:19 Nga E. D
"S’e diskutojmë standardin që kemi fituar"/ Gjyqtari
Engert Pëllumbi

TIRANË- Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi ka kundërshtuar projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Pëllumbi ka thënë se projektligji i PS-së jo vetëm që nuk e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por është edhe një tallje për të.

Ai theksoi se formula e propozuar nga Partia Socialiste është larg asaj të vendosur nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj. Gjyqtari i Apelit të GJKKO theksoi se formula e re ka hyrë në fuqi dhe është një standard që e kanë fituar, me të cilin nuk do të negociojnë.

PJESE NGA FJALA E GJYQTARIT NE KOMISIONIN E LIGJEVE:

GJK si kurrë më parë ka folur qartë prerë e saktë dhe nuk ka lënë vend për interpretim. Projekti konkret, jo vetëm që nuk e respekton vendimin 15/2026 të GJK, por do ta konsideroja si një tallje me këtë vendim dhe me të drejtën e magjistratëve për të marrë një pagë dinjitoze, sikurse standardet e kushtetutës, neni 138, e përcaktojnë.  GJK, në vendimin e saj, ishte e qartë. Nuk e la tërësisht në diskrecionin e Kuvendit. Sigurisht që Kuvendi ka diskrecion. Por ashtu sikurse një organ i administratës publike diskrecionin e ushtron në përputhje me ligjin. Edhe Kuvendi i Shqipërisë diskrecionin e ushtron në përputhje me Kushtetutën. Me kushtetutë, do të kuptojmë atë që GJK interpreton. Vendimet e GJK kanë fuqinë e ligjit, por për mua janë më shumë se kaq.

Janë pjesë e pandarë e Kushtetutës. Ashtu sikurse vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut përbëjnë atë çfarë ne kuptojmë me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. GJK vendosi disa kritere se ku duhej të bazohej Kuvendi me bërjen e formulës së re. Pra të marrë parasysh indeksin e çmimeve, rritjen ekonomike, rritjen e pagave në sektorin publik, të gjitha. Dhe në rast se Kuvendi nuk do ta kishte të qartë se sa bëjnë të gjitha këto rritje, ajo përcaktoi vetë një formulë dhe tha se nëse Kuvendi nuk vepron deri më 31.07.2026, atëherë paga referuese do të jetë ajo e përcaktuar në vendimin e saj pararendës, që është vendimi 35 i vitit 2022. Referencë është paga e drejtorit të departamentit në Këshillin e Ministrave, kategoria e parë, Klasa e Dytë, që sot i bie në 236 425 lekë. Argumentet tona përforcohen si pasojë e mosveprimit të Kuvendit.

Në datën 1 gusht, formula ka hyrë në fuqi. De jure ne e kemi sot një pagë referuese. Është kthyer edhe de facto, se ka marrë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, është ekzekutuar sigurimi i padisë. Është ekzekutuar edhe Gjykata e Durrësit. Pra ne sot po flasim me një pagë referuese, reale konkrete, e cila është 236 425 lekë. Ku qëndron diskrecioni i Kuvendit? Në dy momente. Momenti i parë është të përcaktojë formulën për të arritur minimalisht te kjo vlerë. Nëse më pyesni personalisht, do të preferoja referencën te nëpunësi civil, atë që bënë partnerët ndërkombëtarë. Unë po them një mendim personal. Ata kanë më shumë eksperiencë sesa ne dhe duke ditur se kategoria më vulnerabël dhe të cilës i reflektohen më shpejt ndryshimet ekonomike, preferuan se referencën e pagave të magjistratëve ta bënin tek nëpunësit civilë se janë ushtri e tërë me 100 e ca mijë civil dhe janë një shtresë e rëndësishme për vendin.

Çdo qeveri priret t’i mbajë me paga të tilla që të përballojnë kushtet e jetesës. Kështu që formula e sjellë në këtë projekt është shumë larg asaj formule që ka hyrë në fuqi. Ajo që na mbetet të diskutojmë se si të shkojmë te kjo formulë. Nuk mund të diskutojmë standardin që tashmë ne e konsiderojmë se e kemi fituar. Sa i përket pjesës tjetër të shtesës së Gjykatës së Lartë. Unë nuk e konsideroj të drejtë që GJL t’i konsiderohet vështirësi natyra e punës që bën ajo, duke qenë se shkallët e para dhe Apelet pa patur ndihmës përballojnë një punë më të madhe se GJL dhe Gjykata e Posaçme, këtë shtesë e merr për dy arsye. E para për kufizimet që ka në jetën private, ku parashikohet monitorimi i telefonit, email, i llogarive  bankare dhe e dyta, për shkak të natyrës së çështjeve që gjykon, korrupsioni në nivele të larta dhe krimi i organizuar. Gjykata e Lartë mbetet gjykatë ligji, nuk i gjykon këto  çështje në themel.

Dhe e dyta, gjyqtarët e GJL nuk e kanë kufizimin e privatësisë që kanë gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme, që janë gjyqtarët e shkallës së parë dhe Apelit, Prokuroria e Posaçme dhe BKH. Pra, edhe pse GJL, mund t’i gjykojë këto çështje, i gjykon në pikëpamje të ligjit. A duhet të ketë diferencë më të madhe midis shkallëve të Apelit dhe GJL? Patjetër. Mendoj se 8 përqind është pak. Mund të marrim shembuj plot. Italia i jep më shumë peshë vjetërsisë sesa shkallëve. Gjermania më shumë peshë shkallëve sesa vjetërsisë. Ne zgjodhëm formulë 8%. Mund të ndreqet. Mund të bëhet 10, 20. Këtu Kuvendi ka diskrecion të plotë, pa e ulur më pak se 8% se është standard i fituar. Sa i përket barrës fiskale, mund të negociohet shpërndarja e kësaj barre në disa vite, është propozuar në dy, mund të bëhet në 3, 4. Mund të negociohet dhe këtu mund të ketë tolerancë.

Miratimi i një ligji që do të respektonte standardin e vendimit të GJK do të bënte që të gjithë magjistratët të tërhiqnin paditë. Kanë disa kosto nga pas. Nuk është vetëm vlera e pagës që magjistrati duhet të marrë. Është vlera e shpenzimeve të avokatit, përmbaruesit, ekspertit. Dhe këto janë kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Për të lehtësuar barrën fiskale mundet të ndahen funksionarët që referencën e kanë te paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nuk janë pak. Kjo do të ulte barrën fiskale. Nuk flitet për barrë fiskale, kur flasim për standarde. Kjo është gjë që nuk e kemi pushtetin ta negociojmë. Nuk negociohet me Kushtetutën, nenit 138, 132 dhe vendimet e GJK.

Sa i përket barazisë në pagave në GJL, është e vetmja pikë e këtij projektligji për t’u përshëndetur. Duhet të vendosur një barazi ndërmjet pagës së gjyqtarëve të GJL me gjyqtarët e karrierës. Projektligji parashikonte se vjetërsia jashtë sistemit gjyqësor të njihet si vjetërsi për efekt të llogaritjes së pagës në GJL. Pra nëse një profesor ka 25 vite që jep mësim në universitet, duhet t’i llogaritet paga maksimale vjetërsi./Dosja.al

engert pëllumbi

Sondazh

Poll

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte