Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Po punojmë ngushtë me Shqipërinë kundër krimit dhe për zgjerimin e investimeve amerikane

15 Shtator 2026, 17:25Bota TEMA
Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Po punojmë ngushtë

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka deklaruar se SHBA, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare po punojnë për të goditur organizatat kriminale transnacionale shqiptare.

Komentet Lawton i bëri teksa dëshmoi përpara Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ka shpalosur zyrtarisht strategjinë e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu Lawton deklaroi se SHBA po punonin ngushtësisht me autoritetet shqiptare për të zgjeruar prezencën e kompanive amerikane në tregun shqiptar.

“Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. Një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA”, tha mes të tjerash Lawton.

Lini një Përgjigje