EKONOMI & MJEDIS /

VIDEO/ Nis ndërtimi i bajpasit të Elbasanit, Karakaçi: Segmenti i parë, autostradë e kategorisë A

Karakaçi tha se se segmenti do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, sipas standardeve të rrugës Tiranë-Elbasan.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Nis ndërtimi i bajpasit të Elbasanit, Karakaçi: Segmenti

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e bajpasit të Elbasanit, projekt që synon të përmirësojë qarkullimin dhe të lehtësojë trafikun në një prej akseve të rëndësishme rrugore të vendit.

Karakaçi tha se se segmenti do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, sipas standardeve të rrugës Tiranë-Elbasan.

“Është një autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standarde që është aktualisht rruga Tiranë-Elbasan”, tha Karakaçi.

Sipas tij, projekti do të japë zgjidhje për trafikun e krijuar ndër vite, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

“Pse ka rëndësi ky projekt? Kemi vazhdimin e autostradës Tiranë-Elbasan, bëjmë ndarjen e trafikut ndërmjet pjesës juglindore të Shqipërisë dhe pjesës jugore të Shqipërisë, por po ashtu bëjmë ndërlidhjen ndërmjet autostradës Tiranë-Elbasan, bajpasit të Elbasanit, si dhe dalim në vazhdimin e korridorit Elbasan-Qafë Thanë, duke i dhënë dhe një zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri”, deklaroi ministri.

Ministri bëri të ditur se, “dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë, që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë-Elbasan, tashmë ka filluar nga punimet”.

Sipas tij, punimet janë duke ecur mirë për shkak se edhe kantieri është i hapur nga shpronësimet e bëra që më herët. Në këtë fazë po punohet në 3 kilometrat e parë që përfundojnë diku te Kombinati Metalurgjik i Elbasanit, ndërkohë që kemi në prokurim po ashtu në vitin pasardhës pjesën vijuese deri afër Peqinit.

Karakaçi theksoi se bajpasi ka rëndësi strategjike për organizimin e qarkullimit, pasi do të mundësojë ndarjen e trafikut mes pjesës juglindore dhe asaj jugore të vendit, si dhe do të krijojë një lidhje të integruar mes autostradës Tiranë-Elbasan dhe korridorit Elbasan-Qafë Thanë./Versus.al

 

Poll