Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve, ku janë përfshirë tre automjete.
Përplasja ka qenë e fortë, veçanërisht mes dy prej makinave, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtues automjetesh dhe një pasagjer. Të tre të dëmtuarit janë transportuar për në Spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit të tretë nuk ka pësuar dëmtime nga aksidenti.
Dyshimet paraprake janë se shkak i përplasjes ka qenë një parakalim i gabuar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit dhe për të zbardhur rrethanat e përplasjes.


