LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SHBA fokus te kartelet e drogës, zv/ndihmës Sekretari i Shtetit: Po punojmë për shkatërruar organizatat kriminale. Kosovë- Serbi të shmangin provokimet

• Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka dëshmuar para Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, për të prezantuar politikën e administratës së Donald Trump për Ballkanin Perëndimor. • Në fjalimin e tij zyrtar, zyrtari i lartë amerikan shpalosi strategjinë e Uashingtonit për rajonin, duke u fokusuar në sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar. • Duke përmendur vendet e rajonit, ai tha se po punojnë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. • Lawton u ndal edhe te Kosova, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe të bashkëpunimit në fushën e sigurisë. • Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, ai tha se normalizimi i marrëdhënieve mbetet thelbësor për paqen në rajon dhe u bëri thirrje të dyja palëve të shmangin provokimet dhe të rikthehen në dialogun e drejtpërdrejtë. • Ai theksoi ndër të tjera se strategjia e re e Uashingtonit mbështetet mbi tri shtylla kryesore: ruajtja e stabilitetit, avancimi i interesave ekonomike të biznesit amerikan dhe lufta pa kompromis ndaj kërcënimeve të sigurisë.

4 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

"KFOR me rëndësi për stabilitetin në Ballkan"/ Daniel Lawton: Administrata e Trump po angazhohet në nivele të larta! Do donim të shihnim më shumë progres në...

SHBA fokus te kartelet e drogës, zv/ndihmës Sekretari i
Daniel Lawton

TIRANË- Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, deklaroi se bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor është jetik për SHBA. Duke folur përpara Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Lawton tha se KFOR ka një mbështetje të jashtëzakonshme për stabilitet në Ballkan. Lawton theksoi ndër të tjera se SHBA dëshiron të shohë më shumë progres në marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë.

“Administrata e Trump po angazhohet me nivele më të larta, SHBA po përpiqet të bëhet partner i duhur duke promovuar zgjidhje amerikane si në mbrojtje, energji dhe ekonomi edhe për të ndërtuar edhe një marrëdhënie me Beogradin… Mendoj se forca e KFOR është e jashtëzakonshme për stabilitet në Ballkan. Ne vazhdojmë të optimizojmë kontributin amerikan në misioni paqeruajtës. Do donim të shihnim më shumë progres në marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Daniel Lawton: Po punojmë për të goditur në Shqipëri organizatat kriminale transnacionale

SHBA fokus te kartelet e drogës, zv/ndihmës Sekretari i
Daniel Lawton

SHBA- Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka deklaruar se SHBA, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare po punojnë për të goditur organizatat kriminale transnacionale shqiptare. Duke folur përpara Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Lawton ka shpalosur zyrtarisht strategjinë e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump për Ballkanin Perëndimor.

"Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. Një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA”, u shpreh Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit. 

Ai bëri me dije se strategjia e re e Uashingtonit mbështetet mbi tri shtylla kryesore: ruajtja e stabilitetit, avancimi i interesave ekonomike të biznesit amerikan dhe lufta pa kompromis ndaj kërcënimeve të sigurisë.

“Shtylla e tretë është bashkëpunimi me partnerët për t’iu kundërvënë kërcënimeve, përfshirë organizatat kriminale transnacionale ballkanike që bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartelet e Hemisferës Perëndimore që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara”, nënvizoi ai.

Më tej, diplomati amerikan nënvizoi përkushtimin ndaj sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa shprehu shqetësim për vonesat institucionale në Prishtinë dhe veprimet e tepruara policore ndaj popullsisë serbe./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet"/ Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit, Daniel Lawton: Angazhimi me Ballkanin perëndimor matet me rezultate të dukshme

SHBA fokus te kartelet e drogës, zv/ndihmës Sekretari i
Daniel J. Lawton

SHBA- Daniel J. Lawton, zv.ndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, duke folur në një seancë dëgjimore të Komitetit për Evropën të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, me temë “Politika e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, u ndal te marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Ai i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin provokimet dhe të përqendrohen në rezultate konkrete në kuadër të angazhimit për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Lawton tha se Uashingtoni është i gatshëm të bashkëpunojë me udhëheqjen e re të Kosovës, ndërsa theksoi se Prishtina duhet të përmbyllë sa më shpejt proceset institucionale.

Sipas zyrtarit amerikan, Kosova dhe Serbia duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrisë tensionet. Ai foli gjithashtu për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, duke vënë në dukje se një pjesë e madhe e investimeve kineze në Ballkanin Perëndimor është përqendruar në Serbi.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me udhëheqjen e re dhe kemi nxitur udhëheqësit e Kosovës të zgjedhin. Angazhimi me Ballkanin perëndimor matet me rezultate të dukshme. Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet. Kemi folur për ndikimin rus në Shqipëri, por pjesa më e madhe einvestimeve kineze shkojnë në serbi. Ne kemi një agjendë bashkëpunimi me Kosovën. Bashkëpunimi është penguar nga zgjehdjet atje. Kosovca duhet ta zgjedhë sa më parë presidentin”, tha Daniel J. Lawton./Dosja.al

4 ORE ME PARE

SHBA fokus te kartelet e drogës, zv/ndihmës Sekretari i Shtetit: Organizatat kriminale kërcënojnë edhe SHBA. Ngërçi politik në Kosovë problem

SHBA fokus te kartelet e drogës, zv/ndihmës Sekretari i
DASH

SHBA- Administrata amerikane e Donald Trump vijon ta ketë në fokus luftën kundër karteleve të drogës dhe organizatave kriminale transnacionale. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, do të paraqesë sot përpara Nënkomitetit për Evropën në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA të dhënat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në raportin e dorëzuar në Komitet, Lawton shpalos strategjinë e Uashingtonit për rajonin, duke vënë theksin te siguria, interesat ekonomike dhe lufta kundër krimit të organizuar. Ndërsa për vendet e tjera të rajonit evidentohen problematika si ngecja e dialogut Serbi-Kosovë, situata në Bosnje dhe Hercegovinë dhe forcimi i bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, për Shqipërinë në fokus janë organizatat kriminale transnacionale dhe lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Sipas Lawton, këto rrjete kriminale përbëjnë një kërcënim edhe për Shtetet e Bashkuara.

“Politika e SHBA-së mbështetet në tre shtylla. E para është ruajtja e stabilitetit, një parakusht për të gjitha objektivat tona. Së dyti, ne po çojmë përpara interesat ekonomike dhe komerciale të SHBA-së përmes rritjes së udhëhequr nga sektori privat dhe klimave të investimeve që mirëpresin biznesin amerikan. Së treti, ne po punojmë me partnerët tanë për të luftuar kërcënimet, përfshirë ato nga organizatat kriminale transnacionale të Ballkanit që bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartelat e Hemisferës Perëndimore që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara”, thekson Lawton.

Duke u ndalur konkretisht te Shqipëria, zyrtari i lartë amerikan thotë se Uashingtoni po bashkëpunon ngushtë me Tiranën për goditjen e organizatave kriminale transnacionale.

“Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të shkatërruar organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen në treg për kompanitë amerikane. Një kredi e finalizuar së fundmi për Financimin Ushtarak të Jashtëm do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e saj për shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s dhe të rrisë shitjen e pajisjeve të prodhuara nga SHBA”, shprehet Lawton.

Sa i përket Kosovës, SHBA ka përsëritur qëndrimin në mbështetje të pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit. Megjithatë, në dokument janë evidentuar edhe shqetësime për zhvillimet e brendshme politike dhe institucionale. Lawton ka përmendur zgjedhjet e përsëritura, qeveritë në detyrë për periudha të gjata dhe vonesat në formimin e institucioneve si faktorë që kanë penguar agjendën e përbashkët.

Në vëmendje është edhe çështja e komunitetit serb. SHBA ka shprehur shqetësim për atë që e cilëson si shqyrtim të tepruar ligjor dhe policor ndaj popullatës serbe në Kosovë, duke kërkuar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Në anën tjetër, Uashingtoni e konsideron të rëndësishme praninë e KFOR-it në Kosovë dhe konfirmon vazhdimin e mbështetjes amerikane për misionin.

Deklarata e Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit Daniel Lawton para Nënkomisionit për Europën të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve

Kryetar Self, anëtar i rangut Keating, anëtarë të nderuar të Nënkomisionit për Europën, ju falënderoj për mundësinë që të dëshmoj sot mbi politikën e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Ky është një rajon i rëndësishëm për interesat amerikane dhe ne e vlerësojmë vëmendjen e Kongresit, si edhe vizitat në rajon, përfshirë vizitën më të fundit të kryetarit Self në muajin maj.

Shtetet e Bashkuara synojnë një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, paqësor dhe të begatë, që kontribuon në sigurinë rajonale dhe globale. Ne po zhvillojmë marrëdhënie pozitive me aktorët kryesorë në rajon për të ruajtur stabilitetin, për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe për t’iu kundërvënë kërcënimeve që prekin drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar, në përkujtimin e 30-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, Zëvendëssekretari Landau e bëri të qartë se epoka e ndërtimit të kombeve nga jashtë ka përfunduar. Siç u shpreh ai, “Shtetet e Bashkuara nuk po ofrojnë mjete të pakufizuara për objektiva të papërcaktuara, të pasigurta dhe jorealiste”.

Në vend të kësaj, ne po u bëjmë thirrje liderëve lokalë të gjejnë zgjidhje lokale për problemet lokale. Ne duam që udhëheqësit në të gjithë rajonin të lënë pas debatet e së kaluarës dhe të fokusohen te nismat pragmatike që i çojnë vendet e tyre përpara.

Kjo nuk do të thotë tërheqje. SHBA mbetet aktive në promovimin e rezultateve konstruktive që avancojnë interesat tona dhe ndihmojnë aktorët lokalë në gjetjen e zgjidhjeve të tyre. Ne jemi të gatshëm të punojmë me ata që duan të ecin drejt së ardhmes, por kemi pak interes për ata që minojnë stabilitetin për interesa personale ose që rikthejnë vazhdimisht ankesat e dekadave të kaluara.

Politika amerikane mbështetet mbi tre shtylla. E para është ruajtja e stabilitetit, një parakusht për të gjitha objektivat tona. E dyta është avancimi i interesave ekonomike dhe tregtare të SHBA-së përmes rritjes së udhëhequr nga sektori privat dhe krijimit të një klime që mirëpret bizneset amerikane. Ne i shohim këto dy shtylla – stabilitetin dhe prosperitetin – si elemente që forcojnë njëra-tjetrën.

Shtylla e tretë është bashkëpunimi me partnerët për t’iu kundërvënë kërcënimeve, përfshirë organizatat kriminale transnacionale ballkanike që bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartelet e Hemisferës Perëndimore që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara.

Ne i ndjekim këto objektiva përmes angazhimit të vazhdueshëm në nivelet më të larta dhe duke përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. Aktorët e rajonit e dinë se SHBA disponon instrumente shtesë të miratuara nga Kongresi. Gjithashtu, presim që partnerët europianë të mbajnë një pjesë më të madhe të barrës së sigurisë në rajon.

Për aleatët tanë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, kjo përfshin modernizimin e forcave të armatosura dhe përmbushjen e angazhimeve për shpenzimet e mbrojtjes, në funksion të vizionit tonë të përbashkët për një NATO më të balancuar dhe më rezistente.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe ndaj stabilitetit të garantuar nga Marrëveshja e Dejtonit. Vitin e kaluar, diplomacia amerikane zgjidhi një krizë të zgjatur, duke ruajtur kohezionin ligjor dhe rendin kushtetues të vendit, si edhe duke siguruar tërheqjen e legjislacionit më kundër Dejtonit të miratuar nga Republika Srpska.

Ulja e tensioneve krijoi hapësirë për përparim në projektin e gazsjellësit të Interkoneksionit Jugor me Kroacinë, i cili do të diversifikojë furnizimin dhe sigurinë energjetike të Bosnjës. Projekti do të nxisë gjithashtu rritjen ekonomike dhe do të krijojë mundësi për kompanitë amerikane.

Muajin e ardhshëm qytetarët e Bosnje-Hercegovinës do të votojnë në zgjedhje dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me udhëheqjen e re mbi interesat e përbashkëta.

Në të njëjtën mënyrë, SHBA mbetet e përkushtuar ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës. Ne kemi një axhendë të gjerë bashkëpunimi me Kosovën, e cila fatkeqësisht është penguar nga zgjedhjet e përsëritura, qeveria e zgjatur në detyrë dhe vonesat në formimin e institucioneve të nevojshme për avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta.

Ne u kemi bërë thirrje liderëve të Kosovës që ta përmbyllin këtë proces në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet gjyqësore. Gjithashtu kemi shprehur shqetësime për mbikëqyrjen e tepruar ligjore dhe veprimet policore ndaj popullsisë serbe në Kosovë. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të gëzojnë të drejta të barabarta dhe mbrojtje të ligjit nëse vendi dëshiron të ruajë stabilitetin.

Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) mbetet thelbësore për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetet edhe nga kontributi i forcave amerikane.

Në Serbi, ne po promovojmë Shtetet e Bashkuara si partnerin kryesor për të kundërshtuar ndikimet armiqësore. Përpjekjet tona po japin rezultate dhe partneriteti dypalësh po forcohet. Në korrik, zhvilluam Dialogun e parë Strategjik SHBA–Serbi, duke avancuar bashkëpunimin në energji, mbrojtje, siguri dhe tregti.

Angazhimi me këtë vend kyç për ekuilibrin rajonal do të mbetet i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave amerikane.

Normalizimi i marrëdhënieve dhe ruajtja e paqes mes Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për stabilitetin rajonal. Përparim i konsiderueshëm është arritur që prej Marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 2020, të ndërmjetësuar nga presidenti Trump gjatë mandatit të tij të parë.

Megjithatë, dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian ka ngecur për shkak të mungesës së vullnetit politik nga të dyja palët. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin provokimet, të respektojnë angazhimet dhe të rifillojnë bisedimet e drejtpërdrejta pa parakushte.

Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. Një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të afërt të NATO-s dhe partnerë të rëndësishëm të sigurisë, duke avancuar prioritete strategjike dhe projekte kyçe që përmirësojnë ndërlidhjen rajonale.

Maqedonia e Veriut është në një rrugë të besueshme për të përmbushur angazhimet e NATO-s për mbrojtjen dhe për të thelluar bashkëpunimin me SHBA-në në këtë fushë. Për shkak të pozicionit të saj strategjik, vendi pritet të shërbejë si nyje për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm nga Greqia drejt Serbisë, si edhe për zhvillimin e korridoreve të transportit veri-jug dhe lindje-perëndim.

Dialogu Strategjik SHBA–Maqedoni e Veriut, i zhvilluar në prill, riafirmoi përkushtimin e të dy vendeve për të avancuar këto prioritete.

Po ashtu, Marrëveshja Ndërqeveritare SHBA–Mali i Zi, e përfunduar së fundmi, krijon një kornizë bashkëpunimi që përfshin edhe korridorin Adriatiko-Jonian. Këto projekte janë jetike për ndërlidhjen rajonale dhe për zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane.

Angazhimi ynë në Ballkanin Perëndimor është i lidhur me objektiva të arritshme dhe rezultate të matshme. Fokusi ynë mbetet mbështetja e zgjidhjeve pragmatike të drejtuara nga vetë vendet e rajonit, zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë, si edhe avancimi i interesave amerikane./Dosja.al

daniel lawton

Sondazh

Poll

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte