AKTUALITET

Kontejneri misterioz udhëtoi 62 ditë nga Brazili drejt Durrësit, detaje nga rrugëtimi i "mallit" të AMG Food

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2026, 17:37
Kontejneri misterioz udhëtoi 62 ditë nga Brazili drejt Durrësit,

Kontenieri frigoriferik i AMG Food në pronësi të Mondi Goxhajt ka bërë një rrugëtim prej 62 ditësh nga Brazili drejt Portit të Durrësit. Hetuesit kanë nisur verifikimin e rrethanave të mbushjes së kontenierit me 37 pako kokainë, e fshehur mes mishit të pulës që importohej nga Brazili.

Sipas Policisë së Durrësit, kokaina e kapur, në rast se do të shitej në treg, do të kapte një vlerë rreth 2 milionë euro. Dokumentacioni i ngarkesës e paraqiste atë si një kontejner me mish pule të ngrirë. Hetimet po përqëndrohen dhe në sqarimin se ku u furnizua kontenieri me kokainë, në Brazil apo në ndalesat tranzitore dhe kush ishte personi ose grupi që do ta merrte ngarkesën në Shqipëri. Hetimi duhet të përcaktojë gjithashtu, nëse droga është futur në kontejner pa dijeninë e importuesit apo nëse pas ngarkesës fshihet një skemë më e organizuar.

Rrugëtimi i kontejnerit

Rrugëtimi nisi në Itajaí, ku kontenieri doli bosh nga depoja e Maersk, Seara Hub Itajaí, më 14 korrik 2026. Më 29 korrik, ai hyri në terminalin JBS Terminais Itajaí, ndërsa më 5 gusht u ngarkua në anijen MAERSK LOTA / 632N. Anija u nis nga Itajaí më 5 gusht në orën 15:20, duke nisur kështu pjesën kryesore të udhëtimit ndërkontinental. Pas afro 20 ditësh lundrim, MAERSK LOTA mbërriti në Port Tanger Med, Marok, më 24 gusht në orën 20:58. Në Tanger Med, kontenieri u shkarkua dhe qëndroi në port për rreth 8 ditë, përpara se të ngarkohej në anijen LUNA MAERSK / 633E më 1 shtator. Kjo anije u nis më 2 shtator në orën 04:48, me destinacion Mesdheun Lindor.

Më 7 shtator, kontenieri mbërriti në Pire, Greqi, ku u shkarkua nga LUNA MAERSK. Pas rreth një dite e gjysmë, më 8 shtator, u ngarkua në anijen ushqyese (feeder) K OCEAN / 637N, e cila u nis nga Pireu më 9 shtator në orën 00:13. Destinacioni final ishte Durrësi. Feeder-i K OCEAN mbërriti në portin e Durrësit më 12 shtator në orën 17:43. Kontenieri u shkarkua më 13 shtator në orën 11:49, ndërsa më 13 shtator në orën 23:00 doli nga terminali. Më 14 shtator, në orën 12:35, u regjistrua hyrja përfundimtare në terminalin e Durrësit.

Nga nisja e anijes së parë nga Itajaí, më 5 gusht në 15:20, deri në mbërritjen e KOCEAN në Durrës më 12 shtator në 17:43, kanë kaluar rreth 38 ditë e 2 orë nga nisja e parë detare deri në mbërritjen në portin shqiptar.Por kontenieri nuk ka qenë vazhdimisht në det. Gjatë rrugës ka pasur qëndrime dhe operacione në portet e Tanger Med dhe Pireut, ku është shkarkuar dhe ringarkuar në anije të tjera.Në total, nga dalja nga depoja në Itajaí më 14 korrik deri në hyrjen në terminalin e Durrësit më 14 shtator, udhëtimi i këtij kontenieri zgjati rreth 62 ditë.

Emri i AMG Food ishte bërë i njohur më herët për një tjetër çështje të rëndë.

Më 11 mars 2025, kompania importoi nga Brazili një ngarkesë me mish pule. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet dhe mediave, në analizat laboratorike u konstatua prania e bakterit Salmonella Typhimurium.Sasia e referuar zyrtarisht në atë periudhë ishte rreth 7.9-8 tonë, ndërsa burime mediatike raportuan se ngarkesa totale e filetos së pulës mund të arrinte deri në 18.3 tonë.Mishi kishte mbërritur në Portin e Durrësit më 11 mars.AKU kishte marrë mostra për analiza dhe laboratori i ISUV nxori përgjigjen më 21 mars, duke konstatuar salmonelën. Sipas kompanisë AMG Food, produkti ishte shitur te 154 klientë, ndërsa u siguruan faturat e shitjeve për të mundësuar gjurmimin dhe tërheqjen e tij.

AKU raportoi se rreth 4.5 tonë ishin tërhequr nga tregu, ndërsa pjesa tjetër po kërkohej në pika të ndryshme të vendit

Artikuj te sugjeruar

video

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë