Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Apeli i dha lirinë në 2020, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit, donte të merrte gjakun e vëllezërve

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i dha lirinë në 2020, Gjykata e Lartë kthen për
Ergys Kolaveri në seancë

Së fundmi, Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për gjykim çështjen e Ergys Kolaverit duke prishur vendimin ndaj tij më 26 tetor në 2022 nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përmes së cilit ai u shpall i pafajshëm.

Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi është marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sandër Simoni, i cili vendosi prishjen e vendimit të Apelit që e kishte shpallur Kolaverin të pafajshëm.

Siç kemi raportuar dhe më parë, Apeli i dha lirinë Ergys Kolaverit, i dënuar me 20 vite burg për atentatin me snajper ndaj Gazmir Dacit. Në 30 Korrik të 2016-s, Kolaveri organizoi atentat me snajper ndaj Gazmir Dacit, ngjarje e ndodhur në ambientet e brendshme të burgut të Vaqarrit. Në momentin e ngjarjes, Daci ishte duke dalë në ambientet e jashtme të burgut, kur u shënjestrua me snajper nga një kodër në zonë.

Mirëpo shënjestrimi nuk shkoi ashtu siç duhej, pasi plumbi nuk kapi shënjestrën, Dacin, por një të dënuar nga Kosova. Atentati në fjalë dyshohet të jetë bërë për motive hakmarrje, pasi Daci i mori jetën Gazmir Kolaverit dhe plagosi Robert Kolaverin, vëllezër të Ergys Kolaverit.

Kujtojmë se ndaj Kolaverit rëndojnë akuzat për veprat penale: “Vrasjes për gjakmarrje të mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”,  për motive gjakmarrje kundër shtetasit Daci.

Lirimi që mori në 2020, i vulosur nga Apeli është vënë në pikëpyetje pas gjashtë vitesh, pasi dosja e Kolaverit është rikthyer së fundmi për rigjykim. Pritet për t’u parë në vijim se si do të shkojnë proceset gjyqësore ndaj Ergys Kolaverit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese