Sipas Petrit Vasili qw ishte i ftuar nw njw intervsitw nw Syri tv, përgjimet e fundit të bëra publike kanë nxjerrë në pah një skemë alarmante të funksionimit të shtetit, ku vendimmarrja duket se i ka kaluar plotësisht në dorë individëve të paprofilizuar zyrtarisht. Publikimi i bisedave komprometuese nga ish-zëvendëskryeministri ka zbuluar rolin e një personazhi të quajtur Roni Yeffet, i cili vepron si ndërmjetës për kalimin e aseteve kyçe kombëtare te kompanitë private.
Bisedat tregojnë një shmangie totale të procedurave ligjore. Konceptet e shtetit të së drejtës, garave publike, apo tenderave zëvendësohen me marrëveshje private ku komunikimet zyrtare me ministritë refuzohen kategorikisht. Kjo metodë e të bërit biznes tregon se institucionet funksionojnë si një fasadë, ndërsa pushteti real është i përqendruar në një qendër të vetme ekzekutive që shpërndan favoret.
Sektorët më strategjikë të vendit, si tregtia e armëve, ushtria dhe fushat e gazit, pretendohet se menaxhohen drejtpërdrejt nga ky rrjet sekserësh. Këta të fundit kanë marrë një pushtet që kalon atë të ministrave, duke bërë që ekonomia dhe burimet natyrore të ndahen si prona private. Madje, hidhen hije dyshimi se ky mekanizëm i gjerë ka depërtuar edhe në sistemin legjislativ, ku ligjet miratohen për të legjitimuar këto transferime të dyshimta të pasurisë publike. Kjo situatë konsiderohet si faza më kritike e funksionimit të shtetit, i cili po zhbëhet përmes një tjetërsimi sistematik pa pasur asnjë barrierë ligjore apo institucionale.
Edvin Parruca: Rikthehemi drejtpërdrejt tani dhe do të shkojmë në hapësirën e intervistës. Unë jam i lidhur me zotin Petrit Vasili, ish-deputet, ish-ministër. Unë do të doja të ta nisnim me përgjimet e reja që kanë dalë, të ofruara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live. Sepse ne rikthehemi tek çështja e një personazhi si Roni Yeffet, po më shumë sesa kjo, te mënyra se si bëhen gjërat në këtë vend. Kush është ky personazh që merr përsipër të bëjë gjëra për kompani të tjera dhe nuk është vetëm ky, do të kalojmë dhe te shëndetësia pastaj. Po ajo që më bëri përshtypje është që për herë të dytë dëgjojmë këtë zonjën ukrainase Tatianën, se herën e parë dëgjuam që i tha 'te ne bëhet me tender', 'jo' i thotë Yeffet 'çfarë tenderi', këtë herë i tha 't'i çojmë një letër zyrtare ministrisë', 'jo jo' i tha 'në asnjë mënyrë gjë zyrtare se merrem unë me ato'. Çfarë, kuptojmë nga kjo?
Petrit Vasili: Nga të gjitha përgjimet e bëra publike deri tani, them kjo për të gjithë është shumë e qartë, një gjë e cila nuk ka nevojë më për konfirmime të tjera. Në Shqipëri nuk ka qeverisje. Nuk ka ligj, ka vetëm e vetëm një zyrë, një dispeçeri mafioze, që është zyra e Edi Ramës, e cila ka pajtuar sekserët e saj për të bërë atë që është grabitja totale dhe zhbërja e Shqipërisë, shitja e të gjitha aseteve, e territoreve, e grabitjes së të gjithë pasurive publike, të taksave të qytetarëve, se bëhet fjalë për miliona euro që jepen lart e poshtë, dhe qeverisja e vendit, vetëm e vetëm me një model mafioz. Pra do të thotë ministritë nuk ekzistojnë, janë formale, zbatimi i ligjit, barazia para ligjit, konkurrenca e lirë, tregu i lirë, të drejtat, barazia në konkurrimet publike, barazia para ligjeve, të gjitha janë zero. Pra kemi vetëm një individ, që drejton zyrën, i cili thashë shpërndan këto asete dhe sekserët e vet. Shikoni që sot personazhi kyç është Roni Yeffet, në duart e të cilëve janë asete shumë të rëndësishme, që janë ushtria, tregtia e armëve, fushat e gazit, interesa të tjera ekonomike, pra e gjithë Ministria e Ekonomisë, e Energjitikës e të gjitha është në duart e tij, Ministria e Mbrojtjes në duart e tij. Pra, dikush do thoshte ministër. Jo, shumë më tepër se ministër. Shumë më tepër.
Është një ministër që ka në dorë qeverisjen dhe Edi Ramën vetë. Pra, çfarë kuptojnë shqiptarët? Kuptojnë që paratë e tyre janë thjesht dhe vetëm në duart e Edi Ramës, i cili ka bërë dhe mekanizmin si t'i rrëmbejë. Ju cituat me të drejtë që thatë dhe ukrainasja i fliste për tendera, pra do të thotë për procedura të një shteti, sado i vështirë, normal, për garë e të tjera. Kurse Edi Rama i ka asgjësuar, i ka asgjësuar për këto. Këtu ka Ronin për punët e tjera, kishte Mc Gonigalin, të cilit i jepte paratë e naftës, godiste kundërshtarët politikë. Pra kishte atë për çështje politike, po që lidhet edhe me çështjen e Roni Yeffetit. Pra ka gjetur të gjithë sekserët, të gjithë njërin më i zi se tjetri, dhe për të rrëmbyer deri në copën e fundit të vendit dhe të ekonomisë shqiptare. Sot nuk ka një copë territori e cila nuk është e kaparuar nga këtyre sekserëve, Roni Yeffetëve e të tjerë. Nuk kemi asnjë pjesë të ekonomisë shqiptare, e cila të mos jetë e kaparuar, e përqendruar në dorë, e decentralizuar dhe e qeverisur pra vetëm nga zyra e Edi Ramës. Sot pra, kemi një shtet të vdekur, ku të gjithë institucionet kanë rënë dhe ligji është asgjësuar totalisht. Edi Rama, për të lehtësuar sadopak hallet e tij, e ka kthyer në një organizëm mafioz dhe Parlamentin e Shqipërisë, i cili miraton me porositë e tij dhe me porositë e Roni Yeffetëve e të tjerë, miraton ligjet, nga më të paligjshmet, të antikushtetueset e të gjitha me forcën e kartonit.
Dhe me një objektiv të vetëm: rrëmbimin e çdo gjëje në Shqipëri dhe me teorinë dhe me praktikën konkrete që 'mbas meje të jetë tokë e djegur'. Pra, Edi Rama thotë në ditën që unë nuk do të jem më, të mos kem lënë asgjë me këmbë, të kem rrëmbyer çdo aset dhe çdo gjë tjetër. Dhe përgjimet nuk janë tronditëse, janë shokuese dhe janë në mënyrën më të drejtpërdrejtë një akuzë shumë shumë e rëndë për situatën më të tmerrshme në të cilën ndodhet shteti shqiptar, që nga dita e parë e lindjes së tij në Shqipërinë e 12-tës, ka qenë 1000 herë më shumë shtet, shumë më korrekt, shumë më i bazuar në ato kohë aq të vështira të atyre viteve të para, ndërsa sot është, është në mënyrë dramatike një qelizë mafioze dhe një zyrë mafioze që ka rrëmbyer gjithë shtetin për gryke, dhe po e shet e po e bën copa-copa.
© SYRI.net
Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve
Berisha: Lufta kundër karteleve dhe mbrojtja e zgjedhjeve të lira, kryefjala e partneritetit me aleatët tanë amerikanë
SYRI TV/ Kroacia mbështet protestat në Tiranë, ambasadori kroat flet nga Pogradeci: Është mesazh për qeverinë